Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se Kosova ka kapacitete për një numër të tillë të vaksinimit por bëjnë thirrje për mbajtjen e masave parandaluese dhe në vaksinimin e mbi 60 për qind të popullsisë në mënyrë që të ulen rastet e rënda dhe vdekjet nga koronavirusi.

Autoritetet në Kosovë filluan këtë javë vaksinimin masiv kundër COVID-19. Deri më tash në Kosovë janë dhënë më shumë se 130 mijë doza të vaksinës ndërsa ministria e Shëndetësisë synon që të kryej 320 mijë vaksinime brenda një muaji.

“Apelojmë prapë edhe njëherë që gjithë qytetarët të aplikojnë në platformën E-Kosova dhe paralelisht me ndarjen e termineve le të dinë që duhet të kenë apo respektojnë grupmoshën mbi 65 vjeç, njëkohësisht si kriterë i dytë që kemi nëse është kategori e sëmurëve kronikë që e kemi pa dallim moshe gjithsesi duhet të dëshmoj me dokumentacionin bartës mbi shëndetin e personit në fjalë dhe si kategori të tretë që kemi mësimdhënësit, FSK-në dhe policinë e Kosovës”, tha Niman Bardhi, menaxher i qendrës për imunizim.

Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, në një bisedë për Zërin e Amerikës, thotë se Kosova ka kapacitete për vaksinim masiv ndërsa thekson se për të ulur rrezikun nga COVID-19 duhet të vaksinohen një numër i madh i popullsisë.

“Për të minimizuar numrin e rasteve COVID-19 është e dëshirueshme që të arrihet një shkallë e përfshirjes prej 60 deri në 70 për qind të popullatës i cili është edhe synimi i ministrisë së shëndetësisë në këtë aspekt, pra po e potencoj faktin se vaksinat mund të parandalojnë format e rënda të COVID-19 që kjo i bie që parandalon numrin e të shtrirëve në spital dhe numrin e vdekjeve por me siguri se do të kemi edhe muajve dhe viteve në vazhdim pa ndërprerë raste të COVID-19 por nuk duhet të kemi në masë dhe numër të lartë siç kemi pasur shtatorin dhe tetorin e vitit të kaluar. Do të thotë vaksina kundër COVID-19 mbron nga format e rënda klinike të COVID-19”, tha ajo.

Javët e fundit në Kosovë është duke u shënuar rënie e madhe e të prekurve nga koronavirusi. Njohës të shëndetësisë thonë se Kosova mund të ketë arritur në stadin e imunizimit të popullsisë pa vaksinim.

Zonja Humolli thotë se shpreson të jetë arritur imuniteti i përgjithshëm.

“Sa do të zgjasë periudha e rasteve të ulta varet prej masave parandaluese të cilat i ndërmerr një shtet, në rastin konkret është vendosja e maskës, distanca fizike dhe kësaj ju ka shtu edhe vaksinimi. Është një indikacion jashtëzakonisht pozitiv që jo vetëm Kosova por edhe në shtetet e rajonit e kemi këtë fazën e numrit të rasteve të ulta, ajo që është shumë e mirë është se jemi në javën e dytë që nuk kemi raste të rënda, do të thotë që janë të vendosura në qendrën e mjekimit intenziv”, tha ajo.

Zonja Humolli thotë se kombinimi i masave parandaluese dhe njëkohësisht edhe vaksinimi do të mund të futet në kontroll pandemia COVID-19.

“Definitivisht rreziku ekziston. E kemi rastin konkret të Anglisë ku pas vaksinimit të numrit të konsiderueshëm të popullatës veç se ka filluar të paraqitet variant tjetër dhe të rritet numri i rasteve por e mira e krejt kësaj është që nurmi i vdejeve ka ra. Qysh në fillim të pandemisë është bisedu dhe është ndarë informata që mundësia e paraqitjes së COVID-19 në mënyrë ciklike dhe gjatë viteve të ardhshme ekziston. Në qoftë se bëjm një krahasim me gripin do të jetë po e njejta. Kështu eksizton rreziku por e mira e kësaj është që numri i vdekjeve të zvogëlohet”, tha ajo.

Deri tash në Kosovë nga COVID-19 janë prekur më shumë se 107 mijë persona, 2 mijë e 250 prej të cilëve kanë humbur jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje. Ndërkaq të shëruar deri tash janë shpallur më shumë se 105 mijë persona./VOA

Tags: COVID-19kosovevaksinimi

TË LIDHURA

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar
Rajoni

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë
Kosovo

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë

15:12 | 04/04/2026
Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali
Rajoni

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

10:02 | 04/04/2026
Next Post
Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

OBSH ngre alarmin: Vendet e varfra nuk po marrin vaksinën kundër Covid-19

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com