Dy ditë më parë, reperi i njohur Kanye West ka deklaruar kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA, duke u kthyer në rival të personit që admiron më shumë, Donald Trump.
“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai në Twitter. Qëndrimi i tij publik, në fakt i ka surprizuar të gjithë.
Një krah i ngrohtë për të është padiskutim bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, e cila ka reaguar në lidhje me vendimarrjen më të fundit të Kanye West. Ajo ka rishpërndarë postimin e burrit të saj, duke e shoqëruar me një emoji të flamurit amerikan.
West ka deklaruar edhe më herët se ka ndërmend të hedhë kandidaturën e tij për president, duke premtuar se do t’i sjellë Amerikës ndryshimin e merituar.