Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kandidatja e LSI-së: Nuk bëhet politika me 50-vjeçarë; Rama dhe Basha janë kërcënim për vendin

8 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Kandidatja e LSI-së: Nuk bëhet politika me 50-vjeçarë; Rama dhe Basha janë kërcënim për vendin

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe njëherësh kryetarja e forumit rinor, LRI, Floida Kërpaçi, thekson se të vjetrit duhet të largohen nga politika. Sipas saj, ata nuk arrijnë t’u përgjigjen kërkesave dhe vizionit të të rinjve.

Kërpaçi, e cila kandidon e treta në Tiranë, shpjegon se politikanët e vjetër, pavarësisht eksperiencës së tyre nuk kanë prodhuar asgjë veçse kanë larguar të rinjtë nga vendi.

Në një intervistë për “Tirana Today”, Kërpaçi shpjegon se nëse pas 25 qershorit, Shqipërinë do ta qeverisë Rama dhe Basha atëherë vendi do të rrëshqasë në debstabilitet dhe pasiguri.  

Ajo premton se nëse LSI vjen në pushtet do të hapë 100 mijë vende të reja pune vetëm për të rinjtë, ndërsa vë në dukje se kjo forcë politike do të rrisë numrin e saj të mandateve, ku vetëm në Tiranë pretendon të fitojë 12 të tillë.  

Intervista e plotë:

Floida, ju garoni e treta në Qarkun e Tiranës, si mundët ta merrnit një përgjegjësi të tillë para zgjedhësve, kur eksperienca juaj politike nuk ju favorizon në këtë drejtim?

Si të gjithë të rinjtë, kam qenë skeptike lidhur me politikën. Por, jam angazhuar me LRI-në në moshën 17-vjeçare kur pashë që Lëvizja Socialiste për Integrim ofronte një mundësi për rininë dhe i kishte në fokus të rinjtë.

Për këtë arsye kam vendosur që të bëhem pjesë e politikës për të sjellë ndryshimin dhe jam e bindur që më shumë të rinj në parlament do të jemi një zë i fortë i kauzave rinore. Të shkëputemi nga oligarkia, të shkëputemi nga ky egoizëm dhe nga kjo arrogancë, të cilat nuk prodhojnë gjë tjetër veçse konflikt, destabilitet i cili po çon në uljen e ekonomisë, po largon investitorët e huaj dhe nuk po bën gjë tjetër veçse po i vret të rinjtë dhe shpresën e tyre.

Ju keni bërë thirrje përgjatë kësaj fushate që “të shkëpusim së bashku zinxhirët e oligarkisë të pushtetit të drogës, së mafies”. A nuk keni qenë deri dje pjesë e këtij zinxhiri? Përse e ngritët zërin pikërisht pas marrëveshjes së 18 majit, atë që ju e keni quajtur “Marrëveshja e Errësirës”?

Në fakt LSI nuk e ka ngritur zërin vetëm tani sepse ne jemi një parti që gjatë bashkëqeverisjes tonë me Partinë Socialiste gjithmonë e kemi parë realitetin me sytë e të vërtetës. Për këtë arsye, kemi qenë pjesë e diskutimeve edhe e debateve të mëdha, si për reformën në arsim, si për koncesionet, apo për shumë çështje të tjera të rëndësishme, të cilat kanë qenë problematike për shqiptarët dhe për familjet tona. Për sa i përket thirrjes që unë kam bërë, kemi parë dy modele politikanësh në Parlamentin e Shqipërisë, kemi parë modelin e politikanit të drogës, të krimit, për të cilët u bë edhe një ligj për dekriminalizimin. Kemi dhe modelin tjetër, modelin e Kejdi Mehmetajt, modelin e Silva Cakës, modelin e deputetëve tanë të cilët kanë luftuar për kauzat e rinisë dhe kanë qenë aty për të na përfaqësuar ne denjësisht.

Prandaj, ka ardhur koha t’i themi stop dhunës ndaj të rinjve sepse ne mundemi, kemi ëndrra, kemi vizionin dhe jo ta bëjmë vendin tonë me këta politikanët me eksperiencë që nuk kanë prodhuar gjë tjetër veçse politika shkatërruese që i largojnë të rinjtë.

Kush më mirë se një i ri i kupton problemet e të rinjve? Nuk i kupton një 50-vjeçar problemet e të rinjve. Një 50-vjeçar prodhon vetëm egoizëm, vetëm arrogancë dhe nuk prodhon politikën e bashkëpunimit. Një 50-vjeçar ka 4 mandate që është në parlament, ka 30 vite që është shkëputur nga sistemi arsimor dhe kurrsesi nuk mund t’u përshtatet politikave të duhura për të përmirësuar sistemin arsimor.

Çfarë ndodh me LSI-në nëse del në opozitë pas zgjedhjeve në rast të një bashkëqeverisjeje PS-PD?

Unë kam bindjen e madhe nga takimet e shpeshtave qytetarët nga njësia 1 te njësia 11, nga veriu deri në jug, që LSI do të dalë forcë e parë. Për këtë rritje të jashtëzakonshme të LSI-së, partitë e tjera janë trembur, janë frikësuar sepse këto parti ishin mësuar që gjithmonë e kalonin stafetën te njëra-tjetra dhe janë mësuar vetëm të duan pushtetin dhe jo këtë pushtet ta ndajnë me qytetarët shqiptarë.

Po nëse ndodh diçka e tillë?

Edhe nëse ndodh koalicioni PS-PD, ky është një koalicion që do të sjellë vetëm destabilitet, kështu që unë besoj që LSI-ja do të dalë forcë e parë sepse vetëm kështu qytetarët do të jenë të parët, rinia do të jetë e para. 

Sondazhet e para të zgjedhjeve tregojnë se asnjë nga partitë e mëdha nuk e bën dot e vetme qeverinë. Nëse LSI do të jetë përcaktuese më 25 qershor, do të bëni koalicion me PD-në apo PS-në?

Koalicioni më i madh është marrëveshja me qytetarët dhe ne e kemi një të tillë për shanset që ne do të sjellim, për politikat përmirësuese dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Se çfarë do të bëhet, atë e tregon sovrani, e tregon data 25, kur të numërohen rezultatet. Për mua si e re më e rëndësishme është alternativa që do të sjellim për qytetarët, do i japim çdo familjeje shqiptare një shans. Partitë e tjera kanë marrëveshje për pushtetin e tyre personal, për të rritur egon, për të rritur arrogancën.

Po nëse do ju duhet të bëni koalicion me njërën nga këto parti që pretendoni se duan pushtetin vetëm për vete?

Verdiktin e fundit e vendos vetëm sovrani, kështu që do na duhet të presim deri më datë 25 qershor. Çdo koalicion, çdo marrëveshje është me qytetarët dhe bëhet për ta për të sjellë një politikë zhvilluese dhe jo për ta lënë Shqipërinë mbrapa.

A ka LSI një plan konkret që zbut fenomenin e emigrimit të të rinjve? Nëse ka, cilat janë pikat e tij?

Shumë të rinj sot po largohen, është fatkeqësi kjo që po ndodh në vendin tonë dhe këtë e dalloj tek qindra të rinj që takoj çdo ditë. Për këtë arsye jam bërë pjesë e politikës, për të sjellë ndryshimin dhe për të mos lejuar që këtë realitet të vazhdojë sepse ne duhet t’i kthejmë shpresën të rinjve.

Ne kemi një program që thotë arsim për punësim sepse arsim pa punësim është një sakrificë e pashpërblyer për çdo të ri. Plani ynë është bërë me ekspertë ndërkombëtarë, por edhe me ekspertë vendas dhe duke u fokusuar tek sektorët e turizmit, sektorët e bujqësisë dhe sektorët e shërbimeve të IT-së, ky plan synon që të hapë 100 mijë vende të reja pune, por mbi të gjitha vende pune të mirëpaguara për të rritur mirëqenien për të rinjtë, për familjet tona në mënyrë që ata të përballojnë koston e jetesës sepse është bërë e pamundur sot.

A e shikoni si instrument presioni largimin e disa drejtorëve të LSI-së për ta dobësuar forcën tuaj politike para dhe pas zgjedhjeve?

Unë sot dua të jap sigurinë që në 25 qershor LSI do të dalë forcë e parë dhe në fakt këto janë presione të pabaza, joligjore, janë presione të cilat i bëjnë të ndihen mirë për shkak të frikës që ata kanë. Për sa i përket anëtarëve të LSI-së, të rinjve që u është bërë presion dhe janë dhunuar, u bëj thirrje që të mos kenë frikë sepse ne jemi më të fortë se sa kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë dhe këtë do e tregojmë në datë 25 qershor.

Sipas parashikimeve tuaja, sa mandate merrni? Keni një numër?

Nuk mund ta them me siguri, por di të jem garant se nga mbështetja e jashtëzakonshme që kemi marrë, do të dalim forcë e parë.

Po për Tiranën, keni një parashikim?

Në qarkun e Tiranës, LSI merr minimumi 12 deputetë.

Të flasim pak për zgjedhjen e Metës President. Akuzat kanë arritur deri aty sa është folur për një shkarkim të mundshëm të Presidentit, ndërsa është akuzuar se po shkel ligjin përderisa bën fushatë hapur për LSI. Si e komentoni këtë?

Meta nuk ka shkelur fare ligjin, ai dekretohet në datë 24 korrik. Sot Meta është një anëtar i thjeshtë i LSI-së, kështu që mendoj se janë akuza të pabaza. Ditën që Ilir Meta u zgjodh president, Shqipëria u zgjua më e qetë, më bashkëpunuese dhe me më shumë shpresë sepse Meta do progresin e vendit tonë.

Intervistoi: Safete Neza

Tags: 50-vjecareFloida KerpacilsiPDPSRama-Bashatë rinjtë

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
(VIDEO) Gjermania mposht Australinë,  merr 3 pikët e para në Grupin B

(VIDEO) Gjermania mposht Australinë, merr 3 pikët e para në Grupin B

Ekskluzive/Ja pamjet e Bulevardit të ri një ditë para hapjes (VIDEO)

Ekskluzive/Ja pamjet e Bulevardit të ri një ditë para hapjes (VIDEO)

Google i shpalli “luftë” terrorizmit, heq videot ekstremiste nga YouTube

Google i shpalli “luftë” terrorizmit, heq videot ekstremiste nga YouTube

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Koçiu: 4636 vizita në qendrat shëndetësore verore, mbi 1100 të huaj
Aktualitet

Koçiu: 4636 vizita në qendrat shëndetësore verore, mbi 1100 të huaj

by mirseda
19:41 | 18/06/2025
0

Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në...

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre

19:22 | 18/06/2025
Përbërësi natyror në oriz dhe kafe që mund të parandalojë sulmet në zemër

Përbërësi natyror në oriz dhe kafe që mund të parandalojë sulmet në zemër

19:20 | 18/06/2025
Egnatia përforcohet në merkato, vjen një mesfushor

Egnatia përforcohet në merkato, vjen një mesfushor

19:18 | 18/06/2025
Tiranë/ Hapen 57 kutitë e para, ja lëvizjet në vota tek partitë e mëdha

Tiranë/ Hapen 57 kutitë e para, ja lëvizjet në vota tek partitë e mëdha

18:55 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com