Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Kampionati të mos nisë”, flet Sokol Kushta: Liga është një farsë

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
“Kampionati të mos nisë”, flet Sokol Kushta: Liga është një farsë

Sokol Kushta mendon se kampionati shqiptar nuk duhet të nisë pa u miratuar ligji për sponsorizimin nga parlamenti. Sipas legjendës së futbollit vlonjat, krijimi i Ligës Profesioniste ishte një farsë, sepse të gjitha klubet janë të bashkive. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i shquar kujton se po i del parashikimi që ka bërë dy vite më parë, ku deklaronte se pa ndihmën e bashkive kampionati shqiptar nuk mund të zhvillohet. Sa i përket problematikës së Flamurtarit dhe faktit se pritet të marrë pjesë në garë vetëm me të rinjtë vlonjatë, Kushta nuk çuditet, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që klubi kalon të njëjtën situatë.

Zoti Kushta, futbolli është në kaos dhe së fundmi në mbledhjen e Ligës Profesioniste u paralajmërua edhe shtyrja e kampionatit…?

Liga Profesioniste që u krijua ishte një farsë. Liga është pozitive, por forma si u ngrit nuk ishte reale. Duhet që më parë të ishte bërë ligji mbi sportin, pastaj të bliheshin klubet nga investitorët dhe ata të ngrinin ligën dhe të zgjidhej presidenti. Këtu u anashkaluan këto shkallë.

Pse mendoni kështu?

Mendoj kështu, sepse të gjitha klubet janë të bashkisë. Si mund të ketë Ligë Profesioniste? Me kë? Në momentin që heq bashkitë, pothuajse asnjë klub nuk qëndron dot në Ligën Profesioniste. Unë kam afërsisht dy vjet që kam thënë se kampionati po të mos ketë bashkitë, nuk zhvillohet. Po ta shikoni, drejt asaj rruge po vete.

Një nga klubet në kolaps të plotë është Flamurtari, ndërsa vetë administratori Idrizi ka apeluar që kampionati të mos nisë pa u miratuar ligji për sportin?
Për mua Idrizi ka të drejtë, por mos të qëndrojmë vetëm tek ai si emër. Të gjithë presidentët që duan të investojnë në futboll këtë mendim kanë.

Cila është zgjidhja për klubin vlonjat?

Ligji për sportin është themeli futbollit profesionist. Unë isha në një takim me presidentin e federatës së Kosovës dhe kemi shkëmbyer shumë mendime reale. Atë që disa drejtorë klubesh kemi kërkuar këtu e 9 vjet para, Kosova e bëri për 2 vjet. Kjo është një detyrë e parlamentit për ta votuar sa më shpejt dhe bashkitë të lirohen nga pagesat për sportistët, pasi dihet që këto pagesa vijnë nga taksat e popullit. Përveç 3-4 klubeve, të gjitha të tjerat janë në ajër. Nuk e di si do zhvillohet liga me këto kushte.

Duke mos pasur garanci financiare, Flamurtari do të përqendrohet te të rinjtë e akademisë vlonjate. A mund të përballohet kështu gara?

Flamurtari nuk është hera e parë që ndodhet në këtë situatë. Me lojtarë të rinj i ka mundësitë të zhvillojë një kampionat me vlonjatë. Por, të presim derisa të mbarojnë zhvillimet.

Tags: farsekampionatLigaSokol Kushta

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Soreca: Përgjigjja për Teatrin u paraqit jashtë kontekstit

Soreca: Përgjigjja për Teatrin u paraqit jashtë kontekstit

Zbulohen pamjet përrallore të dasmës së futbollistit shqiptar

Zbulohen pamjet përrallore të dasmës së futbollistit shqiptar

Ilir Meta kthehet në sizmolog, Akis Tselentis nxjerr blof presidentin

Ilir Meta kthehet në sizmolog, Akis Tselentis nxjerr blof presidentin







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com