Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamboxhia, teksa shtatë anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ngjarja është shënuar në provincën Battambang në veriperëndim të Kamboxhias.
Zëdhënësi i Këshillit kombëtar për menaxhim të katastrofës, Keo Vy tha se rrufeja ka goditur një shtëpi druri dhe në mesin e të vdekurve janë 4 fëmijë.
Goditjet nga rrufetë janë bërë të zakonshme në Kamboxhia, teksa vetëm vitin e kaluar në Kamboxhia kanë vdekur të paktën 95 persona dhe janë lënduar 83 të tjerë.