Uragani Sally ka shkatërruar Alabamën jugore dhe Floridën me erëra 105 mph, si dhe reshje të dendura shiu. Tre persona kanë ndërruar jetë ndërsa më shumë se gjysmë milioni shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.
Përveç dëmit të shkaktuar pronës dhe infrastrukturës në rajon, Sally mori jetë njerëzish në Alabama dhe në Georgia.
Dhe tani, një stuhi tjetër është formuar në Gulf Coast dhe pritet të forcohet në një stuhi tropikale. Kjo stuhi pritet të drejtohet nga bregdeti i Teksasit në ditët në vijim.