Aktorja Songul Oden, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si “Gymysh” në serialin me të njëjtin emër, duket se është penduar për ndërhyrjet që ka kryer.
Ajo ka realizuar një ndërhyrje në hundë, dhe ka mbushur rrudhat me botoks. Rezultati ndoshta nuk ka qenë ai i pritshmi, ndërsa aktorja nuk ka hezituar që edhe të tregojë se ka vepruar gabim.
Aktorja është shprehur për mediat turke se ka kursyer shumë para për operacionin e hundës, që nuk ia vlejti aspak.
Madje, ajo ka treguar se për shkak të botoksit, i është transformuar buzëqeshja.
“Pas operacionit në hundë, nuk marr dot frymë. Kam kursyer shumë para për këtë operacion, por nuk ishte i suksesshëm pasi u dëmtua kërci.
Bëra dhe dy operacione të tjera në hundë më vonë. Nuk mund të marr frymë lirisht. Duke qenë se qesh shumë, kam pasur rrudha rreth syve. Kam bërë botoks, por buzëqeshja më është shkatërruar”, ka rrëfyer ajo.