pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişsaltbahiscasibomsaltbahissaltbahiscasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahisbetsalvadorcasinowoncasinoroyalmercurecasinomercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişpusulabetnesinecasinokulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kafetë e Nexhmijes, dhoma e Etildës…Shqipëria jonë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Lela

Etilda Gjonaj, një ministre e re e qeverisë Rama është e shënjestruara e radhës e rrjeteve sociale dhe një pjese të mirë të medias së re, që mund të jetë e pavarur, opozitare etj. Ministrja e Drejtësisë ka zgjedhur të qëndrojë, gjatë një vizite pune në një hotel të Romës, ku dhoma kushton 700 euro. Hetimin e ka kryer faktoje.al dhe pastaj e kanë marrë shumë platforma të tjera mediatike.

Edhe sipas një vëzhgimi të Politiko.al, në Romë, duke përdorur të njëjtën rreze largësie nga qendra me hotelin e minsitres mund të gjesh ‘strehë’ të shumta të shenjuara ‘very good’, ashtu si përzgjedhja e Gjonajt. Të jesh në qendër, të kesh një hotel shumë të mirë dhe të kursesh qindra euro. Me sa duket, ministrja shqiptare nuk ka qenë duke kërkuar për low cost, sa kohë nuk paguante vetë, por taksapaguesit shqiptarë. Pasë thënë këtë, pasë arkivuar faktin se ministrja ka kryer një shkelje të natyrës etike, pra jo një shkelje ligjore, duhet ta rikonsiderojmë historinë e dhomës 700 euroshe dhe raportin e publikut me të.

Duke thënë së pari se, prej zonjës Gjonaj nuk presim standarde të larta, të ngjashme me homologët e saj gjermanë, suedezë etj. Pra, nuk presim dorëheqje. Për këtë, jo domosdoshmërisht është fajtore ajo dhe kolegët e saj shqiptarë. Qeveritarët tanë nuk japin dorëheqje përballë shkeljeve ligjore ose etike, sepse i tillë është konsensusi popullor, zemërata kundër shkeljeve me parë publike është zakonisht tri ditore dhe ndodh vetëm në rrjetet sociale. Funksionarët publikë e dinë këtë dhe presin.

Ministrat në vendet perëndimore, që janë larguar edhe për më pak, po të varej prej tyre ndoshta nuk do e kishin lënë zyrën. Ata thjeshtë e kanë ditur se presioni i publikut do ta kishte detyruar qeverinë dhe partinë që përfaqësojnë që të dorëzoheshin dhe të hapnin krahun. Këtu në Shqipëri të tre institucionet partitë, qeveria dhe opinioni publik janë të gjymta.

Duke mos harruar edhe një gjë tjetër. Shpenzimi i Etilda Gjonajt, në krahasim me luksin, koncesionet, alliverishet, korrupsionin që na ka zënë sytë, veshët dhe hundët gjatë qeverisjes së Ramës dhe PS, janë një kokërr gruri. Gjonaj me faktin e të qenit grua, me fatin e të qenit e brishtë, të bën të ndihesh thuajse fajtor që po i shkon, me thonj në fyt, për t’i nxjerrë gjumin e një ëndrre të kahershme prej vajze të thjeshtë që donte, njëherë ta marrë e mira!, të flinte në një ‘derr suite’ në ‘qytetin e dashurisë’, si zonjë e rëndë.

Së treti, një kambanë tjetër duhet të na e shprishë rreshtimin linçues për te Gjonaj. A duhet të lejojë shoqëria shqiptare, partitë, institucionet, qeveritë, opinioni publik që Etilda të bëhet ‘Nexhmija e dytë’. Të krijohet nëpërmjet saj një precedent sharlatan i dënimit të regjimit të Ramës duke vënë në hu kokën e bukur të Etildës.

Njësoj siç vuri qeveria e parë demokrate e Berishës, në gijotinën e historisë vejushën e diktatorit Enver Hoxha. E cila, afërmendsh e meritonte një dënim, bashkë me homologët e saj gjaketur të Byrosë Politike, por jo me një akuzë qesharake. Jo për abuzim me kafenë e Drejtorisë së Pritjes. Në tokën e gjakut dhe persekucionit nuk mund të dënosh dikë për shpërdorim kafeje e sheqeri.

Tags: alfred lelaEtilda GjonajMinistrja

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Foto/Ermal Mamaqi thumbon publikisht Gentian Zenelajn

Njihuni me ishullin ku jetojnë vetëm 62 persona

Atentat ndaj djalit të Spartak Brahos/ Berisha: E prisnin me kallash tek hyrja e pallatit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com