Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kadilli: Basha s’lëshon karrigen, Berisha mbeti si gjyle në këmbët e partisë

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kadilli: Basha s’lëshon karrigen, Berisha mbeti si gjyle në këmbët e partisë

Prej kohësh, Fatbardh Kadilli ka kërkuar distancim të Berishës nga jeta aktive politike në Partinë Demokratike. Nga ana tjetër, vetë Berisha i dha mesazhin e rëndësishëm Bashës, se ky i fundit nuk mund t’i mohojë të drejtën që qytetarët i dhanë më 25 prill, për të qenë një prej deputetëve të PD-së në legjislaturën e ardhshme.

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i është rikthyer sërish Berishës, duke trumbetuar me të madhe se kjo forcë ndodhet në situatën më të keqe. Me anë të një analize të detajuar, shprëndarë në Facebook, ai thotë se Partia Demokratike ka demoralizimin më të madh në historianë e saj.

Për të, kriza e Korçës bie në sy se është më e zëshme, por nuk është e vetme. Këtu ai i referohet dorëheqjes së 51 drejtuesve të strukturave të degëve. 51 Kryetarë, Sekretarë dhe Koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas, kanë dhënë dorëheqjen pas largimit më 27 korrik të Manos dhe anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë.

Mjaft i shqetësuar për situatën brenda PD-së, Fatbardh Kadilli shpreh pakënaqësi ndaj Bashës e Berishës. Ai citon se Basha hesht kur demokratët kanë nevojë të dëgjojnë vendimet e tij. E ndërsa për Berishën është i mendimit se nuk ka çfarë të japë më.

Statusi

Më keq se çdo herë

Jemi në situatën më të keqe ndonjëherë.

Humbëm në ‘91. U frustruam. Na “iku petlla” siç thonë. Por, kishim bindje se jemi më të mirët, jemi e ardhmja. Kishim frymë. Ishim qeniet më të lira të kohës.

U rrëzuam në ‘97. Por kishim bindjen se na u bë padrejtësi. Na rrëzuan me fajde dhe me armë ata që kishin shkretuar vendin për 50 vjet. Kishim bindje se ishim naivë, por më të mirët, më të ndershmit. Mbi këtë bazë ndërtuam me mund frymen. U ringritëm.

U rrëzuam edhe në ‘13. Por, kishim bindjen se shqiptarët na vlerësonin se bëmë plot të mira. Mbi këto të mira dhe duke ndrequr gabimet tona do ndaheshim nga zullumi ynë dhe do riktheheshim. Duhej vetëm rinovim i ekipeve dhe një ofertë e re. Mundi shkoi dëm.

Hengrem një grusht tip “knock out” në ‘17. Por, krijuam bindjen se janë gabimet e herës së parë të kryetarit të ri. Vetë kryetari tha se nuk do i bënte me ato gabime. Patëm besim se era do fryjë në drejtimin tonë. Patëm besim te magjia e mandatit të dytë që gëlltit çdo qeveri. U munduam. U radikalizuam. Nuk krijuam frymë. Përkundrazi. Rrëzohemi pa u ngritur.

Po sot më ’21, ç’po bëjmë? Po ushqejmë bindjen se na e blenë pushtetin, por edhe frikën se do na i blejnë sa herë të duan. Siç thamë po njësoj edhe në 2015, në 2017. Sot, po ushqejmë shpresën e turpshme se do bashkëqeverisim. Po ushqejmë oportunizmin e atyre që presin të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Harrojmë që partia nuk mbahet duke xhongluar ambiciet e disa drejtuesve qendror dhe lokal. Partia ka demoralizimin më të madh në historianë e saj. Kriza e Korçës bie në sy se është më e zëshme. Por nuk eshte e vetme.

Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Që hesht kur demokratët kanë nevojë të dëgjojnë vendimet e tij, dhe flet kur ka ai nevojë.

Kemi edhe ish kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re.

Jemi më keq se çdo herë tjeter. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe më keq. Kohët e vështira janë edhe mundësi të mëdha. Që të mund të ndalojmë rënien dhe të nisim ringritjen duhet të punojmë me ide të reja. Manifesti Politik këtë synon. Të punojmë me sytë nga e ardhmja.

Çdo përpjekje e secilit prej nesh do të shkojë në çlirimin e energjive të demokratëve. Çdo përpjekje do të shkojë në zgjerimin e hapësirës së lirisë dhe në garancitë demokratike në PD. Ne do të ringrihemi vetëm duke riformuluar misionin tonë.

Tags: bashaBerishaFatbardh Kadilli

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Anti-shqiptarë dhe ekstremistë, këngëtarët e huaj që janë shpallur “non-grata”

Anti-shqiptarë dhe ekstremistë, këngëtarët e huaj që janë shpallur "non-grata"

Shijonte jetën luksoze në arrati, arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit

Shijonte jetën luksoze në arrati, arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit

44-vjeçarin e bënë për spital, policia kap pas katër ditësh tre të rinjtë

44-vjeçarin e bënë për spital, policia kap pas katër ditësh tre të rinjtë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com