E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Anti-shqiptarë dhe ekstremistë, këngëtarët e huaj që janë shpallur “non-grata”

Goran Bregoviç dhe Notis Sfakianakis janë dy këngëtarët që janë shpallur “non-grata” nga artistët shqiptarë. Njëri në 2018 dhe tjetri në 2021, ku shqiptarët e më në veçanti artistët kanë nxjerrë vrer ndaj tyre.

Një zhurmë e madhe shpërtheu në rrjetet sociale, duke përfshirë artistët e jo vetëm, sa i takon ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç, në festën e Birrës në Korçë. Këngëtarët shqiptarë kanë njoftuar në faqet e tyre zyrtare në Facebook e Instagram, se nuk do të marrin pjesë në festën e përvitshme, për shkak të pranisë së Bregoviç. Koncerti i tij ka ngjallur reagime të forta, pasi mendohet se këngëtari ka frymëzuar ushtarët serbë që të bëjnë masakra në Kosovë, nën ritmet e këngës “kallashnikov”.

Për ata që kanë kujtesë të shkurtër, Rama i ka dorëzuar artistit Goran Bregoviç “Çelësi i qytetit”, një simbol që ai i ka dhuruar personaliteteve të tjera politike si Romano Prodi, Stipe Messic etj. Asokohe kryebashkiaku Edi Rama, i dhuroi çelësin e Tiranës pas një takimi të zhvilluar para kamerave në zyrën e tij. Bregoviç është artisti i parë serbo-kroat nderuar me këtë simbol nga kryebashkiaku Rama. (Lajm i botuar më 1 prill 2006)

Ndonëse rrjeti vlon nga reagimet kundër kësaj performance, Bashkia e Korçës nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Në reagimin e saj, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës u shpreh se Bregoviç nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve, dhe se arti nuk duhet ngatërruar me politikën.

24 maj 2018/ Këngëtari grek Notis Sfakianakis mbush Pallatin e Kongreseve, shiten të gjitha biletat

Ardhja e tij në Shqipëri shkaktoi jo pak polemika, por ato mbetën vetëm në rrjetet sociale. Pavarësisht zhurmës së madhe, pjesëmarrja në koncertin e këngëtarit grek Notis Sfakianakis në Pallatin e Kongreseve ishte e madhe. Në atë kohë, artistë të njohur shqiptarë, por jo vetëm, bënë thirrje për ta bojkotuar këngëtarin grek.

Por pavarësisht kësaj, pjesëmarrja e adhuruesve të muzikës dhe këngëtarit grek ka qenë e madhe. Çmimi i biletave varionte nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë, dhe u shitën të gjitha. Notis Sfakianakis njihet në Greqi si mbështetës i Agimit të Artë. Ai madje ka bërë disa deklarata kundër shqiptarëve, duke i cilësuar ndër të tjera edhe si racë inferiore, por një ditë para koncertit e mohoi duke fajësuar median, që sipas tij, kishte manipuluar deklaratën.

Kohët e fundit në Shqipëri jeni komentuar shumë nga një deklaratë që thuhet që e keni quajtur Shqipërinë e specifikisht shqiptarët racë inferiore. Ç’mund të themi për këtë?

“Këto janë fjalë që nuk i kam thënë kurrë! Mediat më kanë manipuluar. Fakti që këtu jemi në Iliri, kjo i thotë të gjitha. Le ta ftojmë bashkë të enjten publikun në Pallatin e Kongreseve, të enjten. Ju dua shumë. Ju pres në Pallatin e Kongreseve”. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FSHF i nxori audio-përgjimin, Veliaj: U qëndroj një për një atyre që kam thënë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën...

1100 mësues të infektuar, Ministrja e Arsimit flet për mbylljen e shkollave

Aktualisht në Shqipëri janë 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19, dhe 1600 nxënës. Përpos situatës së rënduar me pandeminë, shtohet edhe frika për gripin...

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...