Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kadare dhe vaniteti ynë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shqiptarët i mbajnë sytë jashtë, atdheu iu është kthyer në një kurth

Lorenc Vangjeli/ Është verë. Është gusht dhe shumë vapë. Politika, prodhuesja më e madhe e lajmeve në vendin që prodhon shumë më shumë “politikë” sesa mund të konsumojë, është gjithashtu në gusht. Domethënë, në pushim. Lajmet kryesore, në vend apo në botë janë të ngjashme, me tituj që variojnë e vrapojnë nga një superlativë në tjetrën: si u drodh Italia nga vajza e mrekullueshme e ekranit, si mbeti pa frymë Greqia nga hiret e bukuroshes tjetër, si u mahnit, rajoni, Evropa e më gjerë, nga sharmi i pabesueshëm i vajzës pa operacione plastike.

Zakonisht teknologjia është e njëjta. Vajzat fotografojnë veten dhe i nisin fotot në redaksitë e portaleve apo dhe në rrjetet e tyre sociale dhe bëjnë sikur ka i fotografuar pa mendje “paparaci”, ndërsa gazetat dhe portalet që i botojnë ato, bëjnë sikur botojnë fotot që i kanë porositur nga “paparacët” e tyre.

Pjesa tjetër që merret sërish me frymën, dredh diafragmat dhe rrit jo vetëm adrenalinën është ajo që ka të bëjë me titujt: kush shkon me kë, por sërish me të njëjtën teknologji, ku të gjitha palët e përfshira në marrë-dhënie, japin e marrin nga pak hiprokizi: merret një gur, hidhet në det. Zhyten për ta kapur për të shtyrë kotësinë e ditëve dhjetëra të mençur e të marrë. Dalin në breg pa gur dhe grinden me njëri-tjetrin, por jo për gurin.

Në këtë kohë të nxehtë, një letër e pothuaj 40 vjetëve më parë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare drejtuar ish-diktatorit, është një dhuratë e jashtëzakonshme për të luftuar mërzinë që jep prehja, është një mjet fantastik për të ushqyer kënaqësinë që pretendon vaniteti dhe është pak më shumë se një futje gishti në ujë për të hapur vrimën e radhës në sipërfaqen e tij. Si për të kuptuar lemerinë e pafundme të sipërfaqes që shfaqet publikisht dhe fare pa turp.

Skema ngrihet në çast sipas skemës së vjetër mediokre dhe armiku i vjetër i mediokritetit, shkrimtari, gjendet sërish përballë lumit me dy rrjedha: një palë që e mbrojnë për fajet që nuk ka bërë dhe një palë që e mallkojnë për mëkatet që mendojnë se i rëndojnë në ndërgjegje.

Edhe njëra palë, si pala tjetër, edhe kush e do, edhe kush e urren, përgjithësisht merret me gjithçka, por çfarë është më e rëndësishmja, kalohet në mos me heshtje, sërish me sipërfaqe. Për shkrimtarët nuk vlejnë dogmat e vogla morale, sociale apo qoftë dhe penale si për njerëzit e tjerë. Për shembull, pija do të quhej ves për dikë, por për Heminguejin është një përmasë që e bën edhe me ekzotik.

Por në verë dhe në gusht, në gusht dhe në vapë, loja me hedhje guralecësh në det nuk duhet marrë shumë për ters. Kjo është një pjesë e haraçit që Kadare duhet të paguajë për breza të tëra lexuesish në Shqipëri, të cilët sa më pak e lexojnë, aq më shumë e komentojnë në sipërfaqen e padurueshme të rrjeteve vetjake sociale, aty ku secili lind e jeton si gjeni dhe vetëfërkohet e vetëlëvdohet si perëndi.

Zakonisht në Shqipëri, skajet e botës së vogël e meskine lokale, i përcakton politika. Dhe tani që politika është me rroba banje, është radha e aseteve të tjera shqiptare të lenë pa frymë me radhë, njëherë Tiranën, pastaj vendet fqinje, rajonin, Evropën dhe më gjerë. Që nga atletet e Ramës, tek silikoni i …nës, deti, njëlloj si marrëzia, është shumë i madh për t’u mbushur me gurë. As deti dhe as marrëzia nuk flenë kurrë. Si dashuria. Si ligësia. (Javanews)

Tags: Gushtkadarelorenc vangjeliMediarrjetet socialevaniteti ynë

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Intervista/Woody Allen: Gjithçka në jetë është tragjike

Intervista/Woody Allen: Gjithçka në jetë është tragjike

Udhëtimi i të mallkuarve, historia e trishtë e anijes së  hebrenjve

Përse “luftën kundër zhulit” do ta fitojmë me fëmijë, jo me ushtarë

Udhëtimi i të mallkuarve, historia e trishtë e anijes së  hebrenjve

Udhëtimi i të mallkuarve, historia e trishtë e anijes së  hebrenjve







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com