Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Udhëtimi i të mallkuarve, historia e trishtë e anijes së  hebrenjve

9 vjet ago
in Të Gjitha

Pas “Natës së Xhamave të Thyer” në nëntorin e vitit 1938, gjatë së cilës shumë vende kulti, biznese dhe shtëpitë të hebrenjve u shkatërruan, ishte e qartë se jetesa në Gjermani ishte bërë e pamundur për viktimat e ligjeve raciale të Nurembergut të vitit 1935. Ata që arritën të largohen, e bënë këtë me burimet e veta, ndoshta duke shkuar në vendet fqinje, ku nuk qenë në fuqi ligjet raciale.

Qeveria e Rajhut, e shtyrë nga presioni ndërkombëtar, u dha viza të gjithë hebrenjve që dëshironin të largoheshin nga vendi. Në mesin e shumë prej tyre, gati 1 mijë vetë u përpoqën të shkojnë në Amerikë me një anije të quajtur “Sent Ljuis”, e cila u nis nga Hamburgu dhe zbarkoi në Kubë në 13 majin e vitit 1939, me 936 refugjatë në bord, njerëz që po i iknin atij që më vonë do të njihet si persekutimi më i tmerrshëm racial në histori.

Në Kubë u konsumua një dramë unike, e shkaktuar nga burokracia dhe korrupsioni. Pasagjerëve iu kërkua nga 500 dollarë secilit për t’iu njohur statusi i refugjatit, shumica e të cilëve nuk e kishte. Asokohe presidenti i vendit ishte Federiko Laredo Bru, i cili kishte shpallur vetëm pak kohë më parë një dekret, që përcaktonte shumën që e nevojshme për refugjatët, pikërisht 500 dollarë, shumë më tepër në krahasim me atë që iu kërkohej turistëve.

Ndërkohë Manuel Benitez, Ministri i Emigracionit, vendosi t’i konsidenronte “turistë” hebrenjtë që ndodheshin në anije, duke i kërkuar një ryshfet prej 150 dollarësh secilit për të zbritur në Kubë, të cilët arritën ta paguanin vetëm 29 prej tyre. Benitez i shiti lejet e qëndrimit deri në momentin kur dekreti u përditësua, duke bërë dallimin mes turistëve dhe refugjatëve, dhe i detyronte këta të fundit të paguanin 500 dollarë secili. Anija “Sent Ljuis” u detyrua të largohet në drejtim të Floridës në SHBA.

Historia e asaj që ka ndodhur nuk është e qartë, por të qarta qenë pasojat. Nga Shtetet e Bashkuara duket se u bënë shumë telefonata drejt Kubës, për ta bindur presidentin vendas të pranonte emigrantë. Dështimi i ndërmjetësimit diplomatik, i detyroi Shtetet e Bashkuara të marrin një vendim të drejtpërdrejtë:T’i pranonte apo refuzonte refugjatët hebrenj?

Vendimi ishte për t’i refuzuar ata, qoftë për shkakun se ata s’mund të konsideroheshin turistë, por dhe për shkak se numri i tyre tejkalonte kuotat e emigracionit vjetor, që ishin miratuar me ligjin e vitit 1924. Shpresa e vetme e shpëtimit të anijes ishte zhdukur, dhe kapitenit Gustav Shrëder, një gjerman anti-nazist, nuk i mbeti gjë tjetër veçse të shfrytëzonte çdo rrugë diplomatike për të siguruar zbarkimin e udhëtarëve të tij.

“Sent Ljuis” nuk e pati të vështirë të shkonte deri në brigjet e Kanadasë, por edhe atje kryeministri Uilliam King vendosi të mos i pranojë pasagjerët hebrenj si refugjatë. Ndërsa shtypi ndërkombëtar dha lajmin e anijes, që nuk dukej se po gjente një mënyrë për të zbritur në tokë udhëtarët e saj, por nuk organizoi një fushatë mediatike në mbështetje të udhëtarëve, të cilët nuk po mundnin të gjenin një strehë të sigurt.

Pasi u përball me refuzimin e vendeve të tjera të Amerikës Qëndore dhe Amerikës së Jugut, kapiteni Gustav Shrëder nuk pati zgjidhje tjetër veçse të nisej për t’u rrikthyer në Evropë. Tejet i bindur për t’i dorëzuar pasagjerët e tij në Gjermani, ku ata do të persekutoheshin të gjithë, ai vendosi që mjeti i fundit do të ishte fundosja e qëllimshme e anijes gjatë brigjeve të Anglisë, duke i detyruar britanikët t’i pranonin pasagjerët hebrenj si refugjatë. 

Megjithatë, gjatë udhëtimit të kthimit, edhe me ndërmjetësimin e SHBA-së (fajtore që nuk pranoi pasagjerët e anijes), kapiteni arriti të negocionte shpëndarjen e refugjatëve në disa vende anti-naziste. Në korrik anija u ankorua në Antverp të Belgjikës, dhe pasagjerët u dërguan në disa vende fqinje:288 u pranuan nga Anglia, 224 gjetën strehë në Francë, 214 në Belgjikë dhe 181 në Hollandë, në total 907, ndërsa 29 persona kishin zbarkuar më herët në Kubë.

Mjerisht, jo të gjithë refugjatët u vendosën në një strehë të sigurt. Ata që u vendosën në Francë, Belgjikë dhe Holandë u rrethuan nga nazistët pas Blitzkrieg-ut të majit 1940. Kishin udhëtuar thuajse gjysmën e botës, por qenë të detyruar të ktheheshin tek vendet që Hitleri ishte në gjendje t’i pushtonte.

Nga 936 pasagjerë, shumica arriti t’i shpëtojë urrejtjes naziste. Në total, sipas vlerësimeve nga Muzeu Memorial i Holokaustit në Uashington, u vranë në kampet e përqendrimit 254 prej tyre, duke përfshirë shumë fëmijë. Njerëzit që do të kishin shpëtuar nëse Kuba, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo dikush tjetër do t’i kishte mirëpritur. Gustav Shrëderit iu dha pas luftës nga Gjermania, Urdhri i Meritës.

Tags: e trishtëhistoriamallkuarveUdhëtimi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Zjarret/ Vasili: Rama bën qejf sa ngopet në pushime, nuk i dhemb vendi

Shtypi i ditës, 6 gusht 2017

Zhgënjen Vujoviç, Skënderbeu gati t’i prishë kontratën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

by mirseda
13:38 | 10/06/2026
0

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 34-vjeçarit Egland Koçi, më datë 4 qershor, ku i dyshuar...

Nga beteja me kancerin kur ishte vetëm 18 muajsh te Botërori, kush është ylli 23-vjeçar

13:16 | 10/06/2026

Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet deputetes së PD Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

12:44 | 10/06/2026

Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

12:34 | 10/06/2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

12:22 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com