Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është duke zhvilluar takim me qytetarët e Përmetit. Kreu i Qeverisë gjatë fjalës së tij u shpreh se ka ardhur momenti që kryetari i Bashkisë së Përmetit të largohet. Rama u shpreh në një Përmet totalisht të transformuar banorët e këtij qyteti e kanë parë ndryshimin e madh. Kujtojmë që kryebashkiaku i Përmetit vjen nga radhët e PD-së dhe është Niko Shupuli.
“Faleminderit shumë për mikpritjen. Shumë faleminderit. Faleminderit shumë, megjithëse është një ditë pushimi dhe një ditë goxha e ftohtë. Ju jeni këtu për të na shprehur mbështetjen dhe unë e çmoj shumë.
Besimi juaj mbetet i palëkundur dhe besimi do të jetë baza që na duhet për zgjedhjet e qershorit. Unë nuk jam nga ata që flas keq për kryetarët e Bashkisë që nuk janë të partisë. Por, sinqerisht mendoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shpi.
Dhe të jetë një njeri i zgjedhur jo për të shpenzuar taksa dhe për të mbajtur njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t’i kthyer juve përmetarëve besimin. Kryetari i Bashkisë është me votat e atyre që më shumë se votonin për të, votonin kundër kandidaturës sonë. Por, sot kam bindjen që të gjithë shohin ndryshimin e madh. Përmeti të cilit politikanët kujtoheshin vetëm kur kishte zgjedhje është një Përmet totalisht i transformuar”, tha Rama.