Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ka apo nuk ka inkubatorë spitali i Lushnjes për fëmijët që lindin para kohe?

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ka apo nuk ka inkubatorë spitali i Lushnjes për fëmijët që lindin para kohe?

Në adresë të emisionit investigativ “BOOM”në RTV Ora kishte mbërritur shqetësimi një prindi, i cili u detyrua të shtrojë vajzën e vet shtatzënë, 34 javëshe e 5 ditë në Maternitetin e Lushnjes, pasi mjekët dyshuan për lindje të parakohshme.

Shqetësimi i tyre është se sipas pohimeve të mjekëve nuk ka inkubatorë në dispozicion të foshnjës në këtë stad nëse ai lind aktualisht dhe se për këtë rruga më e mirë është ajo e shkuarjes në Tiranë, pasi vihet në rrezik jeta e tij.

“BOOM” shkoi me kamera të fshehtë në ambjentet e Maternitetit të spitalit të Lushnjes “Ihsan Çabej” për të vërtetuar këtë fakt.

Fillimisht “BOOM” shkoi në dhomën ku ndodhej e shtruar nëna shtatzënë. Me të ishte edhe bashkëshorti. Sipas tyre në dijeni të këtij problemi janë mjekët dhe infermierët.

Bashkëshorti i pacientes: Çdo doktor dhe çdo infermiere e dinë këtë problem.

Gazetari: Juve ju kanë thënë që në këtë fazë që ju jeni nuk mund të lindni këtu ?

Pacientja: Edhe 36 javëshe, unë jam 34 e 5 ditë e të vete 36 nuk lind dot këtu.

Gazetari: Pse?

Pacientja: Sepse këtu nuk janë kushtet, do të iki në Tiranë.

Bashkëshorti i pacientes: Neonadi për të porsalindurin kujdeset vetëm paradite, pra një turn, nuk ka 24 orë.

Gazetari: Pra, edhe inkubatorët nuk janë të specializuar për fazën që ti presupozohet që të lindësh…

Pacientja: Po, sepse është bebi i vogël.

“BOOM” improvizoi një skenë ku një prind priste fëmijën e dytë, i cili mund të lindë para kohe, ashtu si i pari.

Nënës shtatzënë 34 javëshe i kanë filluar dhimbjet. Ajo ndodhet në Bubullimë të Lushnjes dhe prindi baba ka ardhur me urgjencë në maternitetin e Lushnjes për t’u interesuar nëse duhet ta sjellë nusen aty për të lindur apo jo, në situatën kur fëmija mund të lind para kohe.

“BOOM” takoi njërin prej mjekëve aty, i cili kërkoi që nëna të sillej në maternitetin e Lushnjes. Nëse gjendja e saj do të ishte stabël mund të qëndronte aty, por nëse gjendja e saj mund të ishte e rënduar dhe me mundësi lindjeje para kohe 34 javëshe, duhej t’i drejtohej Tiranës, pasi sipas pohimit të tij mungojnë inkubatorët, pavarësisht kërkesave në Ministri.

Sipas tij edhe për nënat 36 javëshe shtatzënë me rrezik lindje para kohe, do ishte e pamundur lindja aty për efekt mungese inkubatori.

Po ashtu, sipas mjekut në fjalë, në turnin e pasdites mungon mjeku pediatër.

Bashkëpunëtori: Kam nusen 34 javëshe.Nuk e di mund të lind parakohe. Fëmijën e parë e kemi lindur para kohe.

Mjeku: Sille këtu ta shikojmë, po ashtu ik në Tiranë direkt.

Bashkëpunëtori: Po kam hall në qoftë se lind këtu apo…

Mjeku: Jo, këtu është para kohe ajo.

Gazetari: Nuk lind dot këtu ?

Mjeku: Lind ajo po puna është e bebit. 34 javëshe është mirë që të jetë në Tiranë ajo ose në Fier, por më mirë në Tiranë.

Mjeku: Sille këtu. Të shohim si është situata, është shumë urgjent apo jo, se po qe e lehtë, me serume kalon.

Mjeku: Ku e ke nusen?

Bashkëpunëtori: Në fshat.

Mjeku: Ku?

Bashkëpunëtori: Në Bubullimë.

Gazetari: Nuk janë kushtet këtu?

Mjeku: Këtu jo, 34 javëshe jo. Madje edhe 35… Ne s’kemi pediatër fare, vetëm paradite .

Gazetari: Doktor, po nuk ka inkubatorë këtu?

Mjeku: Po nuk ka pra, inkubatorë.

Gazetari: Ne jemi ta sjellim këtu nëse lind vërtet para kohe, nëse nuk ka inkubatorë …

Mjeku: Jo, do ta çosh direkt. Më mirë shko në Tiranë.

Gazetari: Po nuk na mundësoni ndonjë inkubator?

Mjeku: Po nuk ka pra, këtu. Këtu s’ka pra, nuk ka. Këtu s’ka pediatër fare për momentin.Këtë shqetësimin tënd unë e kam njëqind herë. Këtë ankesën tënde ne e kemi në ministri. Unë e di shumë mirë këtë, ti ke të drejtë por zgjidh hallin tënd.Në Lushnjë nuk ka.

Gazetari: Por po e zuri këtu?

Mjeku: Do lindë bebi, do ta marrim bebin me oksigjen do e çojmë në Tiranë. Nuk është e para kjo.

Nga ana tjetër “ BOOM” arriti të fiksojë me kamer të fshehtë dy inkubatorë në ambjentet e pavionit të maternitetit, për të cilëtnuk dihet se për çfarë stadi janë dhe nëse sigurojnë apo jo jetën e foshnjes sonë 34 javëshe.

Gazetari i “BOOM” kontaktoi në telefon me Drejtoreshën e këtij spitali, e cila nuk ndodhej aty. Ajo mohoi gjithçka. Sipas saj materniteti ka dy inkubatorë dhe ata janë ndër më të mirët dhe pacientët nuk kanë arsye pse t’i drejtohen Tiranës në raste urgjence. Drejtoresha u shpreh se shërbimi aty është 24 orë duke e mohuar faktin që s’ka pediatër pasdite.

Gazetari: Na kanë thënë disa qytetarë që nuk ka inkubatorë për kategori të caktuara të foshnjave që mund të lindin para kohe.

Drejtoresha: Unë kam inkubatorë dhe i kam shumë të mirë. Në çdo rast urgjence të vijë pacienti, bebi është në inkubator, nga më të mirët që ka sjellë Banka Botërore në spitalin tim.

Gazetari: Nëse foshnja është 34 javëshe, çfarë ndodh ?

Drejtoresha: Ju kanë informuar gabim. Inkubatori në Spitalin e Lushnjës është nga më të mirët që kemi, jo një, por kemi dy aty.

Gazetari: Është i vërtetë edhe fakti që nuk ka pediatër pasdite?

Drejtoresha: S’ka pediatër pasdite? Ka 24 orë shërbim. S’është e vërtetë. I keni lajme të rreme të gjitha këto.

Gazetari: Sa inkubatorë janë në dispozicion? Vetëm një ?

Drejtoresha: Dy inkubatorë.Deri tani janë të mjaftueshëm për lindjet që kemi. I kam inkubatorët dhe prapë jam në kërkim të një inkubatori tjetër, sa më shumë të kemi.

Pra kemi një përplasje pohimesh ndërmjet titullares së spitalit dhe mjekut në maternitet, të cilët shprehin gjëra të kundërta.

Barra bie e gjitha mbi pacienten, që si asaj edhe shumë të tjerave u rrezikohet jeta e vet dhe e foshnjave të tyre.

Një gjë është e sigurt, se edhe po të jenë në dispozicion dy inkubatorë, ata nuk përmbushin dot nevojat e pacientëve në raste të tilla kur foshnja rrezikon të lindë para kohe.

Drejtoria e Spitalit duhet të insistojë në kërkesat e saj për inkubatorë dhe i mbetet Ministrisë së Shëndetësisë të përmbushë nevojat./Ora News

 

Tags: fëmijëinkubatormaterniteti

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Foto pikante nga Parlamenti/ Nga kollarja e Ramës te betimi i deputetëve të rinj

Foto pikante nga Parlamenti/ Nga kollarja e Ramës te betimi i deputetëve të rinj

Ekzekutim mafioz, badigardi shqiptar vritet me plumb në kokë

Ekzekutim mafioz, badigardi shqiptar vritet me plumb në kokë

Vokshi-Ballës: E ke mendjen vetëm tek paratë, keqardhje ku është katandisur PS-ja

Vokshi-Ballës: E ke mendjen vetëm tek paratë, keqardhje ku është katandisur PS-ja

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com