E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Juventus fitoi derbin e Italisë, mposhti Interin në 2 minuta

Update/ Derbi i Italisë përfundoi me fitoren 3 – 2 për Juventus, një sfidë plot emocione nga fillimi në fund ajo e luajtur mbrëmjen e së shtunës në Milano.

Takimi filloi më mirë për bardhezinjtë, që u shfaqën më kërkues dhe arritën të gjejnë edhe golin e avantazhit, në minutën e 13’, kur Douglas Costa shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të Candrevësh dhe ndëshkoi Handanoviç.

Vetëm dy minuta më pas, gjithçka u komplikua për Interin, pasi mesfushori uruguaian Vecino, në një top të diskutueshëm me Mandzukiç, shkel me takë kroatin dhe pas VAR-it, Orsato vendos t’i tregojë kartonin e kuq.

Ekipi i Allgeri arriti një sukses në fund të takimit, ku kundërshtari mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 18’.  

Në “San Siro” shënoi fillimisht Douglas Costa për miqtë. Matuidi realizoi pak para fundit të pjesës së parë, por goli i tij u anulua me ndihmën e VAR. Pas pushimi Inter hyri në fushë ndryshe. Icardi barazoi rezultatin dhe më pas Barzagli shkaktoi autogol me zikaltërit që morën avatazhin e përkohshëm.

Përmbysja ndodhi në minutat e fundit. Skriniar ndihmoi miqtë të barazonin rezultatin me autogol, ndërsa Higuain në të ’89 realizoi për të vendosur fitoren e Juventus.

Ky rezultat e mban Juve në krye edhe për këtë javë. Roma mundi 4 – 1 me Chievo, duke marrë pikë të vlefshme për zonën Champions. Skuadra kryeqytetase mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 56’, pasi Juan Jesus mori karton të kuq. Të dielën do të luhen ndeshjet e tjera të javës së 35 të Serie A.

Sonte Inter-Juventus/Derbi i Italisë më i zjarrtë se kurrë më parë

Italia do të shijojë mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit, ku përpos rivalitetit me Interit dhe Juventusit, ndeshja vjen në një moment kyç ku vendosen fatet e tyre të sezonit. Ai quhet “Derbi i Italisë” edhe pse nuk bëhet fjalë për dy skuadra të të njëjtit qytet, për shkak të rivalitetit të hershëm dhe historik mes këtyre dy ekipeve, përballjet janë cilësuar si derbi i Italisë.Kjo përballje e radhës, që do të luhet në orën 20:45, në “San Siro”, mund të rezultojë vendimtare për objektivat e të dyja skuadrave, kur kanë mbetur për t’u luajtur 4 javët e fundit të Serisë A. Juventusi ka një avantazh prej vetëm një pike me Napolin e vendit të dytë që favorizohet edhe kalendari, ndaj nëse nuk fiton me zikaltrit mund ta humbasë titullin. Nga ana tjetër, Interi me 66 pikë në klasifikim, synon të parakalojë Romës ose Lazion për t’u përfshirë në zonën Champions, me dy skuadrat kryeqytetase që kanë vetëm një pikë më shumë.Janë plot 169 përballje zyrtare mes dy klubeve të mëdha italiane në historinë e Serisë A, nga të cilat 84 janë luajtur pikërisht në shtëpinë e zikaltërve. Të avantazhuar nga shifrat vijnë bardhezinjtë e Allegrit, që numërojnë një total prej 80 fitoresh kundër 46 sukseseve të zikaltërve, ndërsa barazimi mes tyre është shënuar për plot 43 herë.

 

Gjithsesi, duhet thënë se sa i përket bilancit në “San Siro”, zikaltrit kanë një avantazh me një total prej 35 fitoresh ndaj 22 sukseseve të bardhezinjve, si dhe 22 barazime të shënuara në shtëpinë e skuadrës së Spallettit.Në “San Siro” Allegri ka kërkuar që të tijtë të reagojnë dhe të rikthehen te fitorja, për të mos “hedhur në erë” një sezon mjaft të mirë të zhvilluar deri para pak ditësh, ndonëse e ka të qartë që nuk do të jetë aspak e lehtë.Stadiumi do të jetë i tejmbushur, pasi klubi i Interit ka njoftuar që të enjten se janë shitur të gjitha biletat në dispozicion, ndërsa koreografia zikaltër pritet të jetë vërtetë spektakolare. Sa i përket bilancit të përballjeve mes dy skuadrave, është pikërisht Juventusi që regjistron më shumë fitore, por në “San Siro”, dominon Interi, që në të shumtën e rasteve ka dalë triumfues.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...

Drejt vaksinimit të detyrueshëm? Çfarë vendimi është marrë për shkollat

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka dhënë komentin e saj se si mund të procedohet...

San Diego/ Leopardi i dëborës, pozitiv me Cov*d-19, izolohet me ‘partneren’

Ramil, një leopard i rrallë dëbore, u infektua me koronavirusin në kopshtin zoologjik të San Diegos në Kaliforni. E njëjta strukturë bëri të ditur,...