E martë, 3 Gusht, 2021
18.5 C
Tirana

Video/Gruaja e këngëtarit shqiptar xheloze për Eli Farën, incidenti i pakëndshëm në restorant

Vitet për këngëtaren e njohur shqiptare Eli Fara duket se janë vetëm numra. Paraqitja gjithnjë e freskët e këngëtares i bën përshtypje të gjithëve, akoma edhe më shumë meshkujve.

 Sot e ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo nuk i shpëtoi pyetjes thumbuese të drejtuesit të emisionit, Ermal Mamaqi, i cili i kërkoi këngëtares të tregojë nëse ka ndjerë ndonjëherë që gratë e tjera të bëhen xheloze për të.

Këngëtarja rrëfeu një moment ku tha se gruaja e një personazhi, i cili është pjesë e muzikës, por që preferoi ta lërë anonim, në një festë ishte bërë aq xheloze për të saqë nuk ishte përmbajtur dhe kishte shprehur hapur në tavolinë xhelozinë për të.

Ermal Mamaqi: A je mërzitur së qeni e bukur?

Eli Fara: Jo, asnjëherë, nuk mërzitem. Më mërzitet vetja ndonjëherë së qeni Eli Fara.

Ermal Mamaqi: Këngëtari Bujar Qamili ka thënë që gruaja e tij bëhet xheloze vetëm për ty. Të ka bërë ndonjëherë ndonjë femër ndonjë skenë xhelozie?

Eli Fara: Skenat e xhelozisë janë të shumta nga zonjat, i ndjej në ajër, por nuk u vë faj. Një herë kemi qenë në një drekë në një fshat turistik të Sarandës edhe ka qenë një shoqëri shumë e madhe aty. Njëri nga ata zotërinjtë, i cili është pjesë e muzikës, të cilin nuk do t’ia them emrin e shprehu hapur adhurimin për Eli Farën si këngëtare. Por aty ishte edhe gruaja e tij dhe ajo nuk po e kuptonte që po më vlerësonte si këngëtare dhe duroi dhe duroi dhe në fund ia plasi në mes të tavolinës dhe tha: Po pse çfarë ka Eli Fara më shumë se ne…? Ke shumë të drejtë i thashë, çfarë kam unë më shumë se ty? Foli burrit.  

Ermal Mamaqi: Si ishte ajo, kishte mjekër?

Eli Fara: Jo, jo./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë Ambasada, ku zbulon ndër të tjera...

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e shumëpritur, se shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19. Këtë ai e ka konkretizuar përmes fakteve,...

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash...

U tha se ndërroi jetë, 40-vjeçarja është jashtë rrezikut bashkë me të birin

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi një lajm i pavërtetë mbi vdekjen e gruas 40-vjeçare, ku pretendohej se nuk ia doli dot mbanë pas shpërthimit...

“Përvëlohet” Greqia/ “Shteti në këmbë”, autoritetet në alarm për energjinë  

Në Greqi, temperaturat kanë tejkaluar 55 gradë celsius. Ndodhur në këto kushte, qytetarët po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët, e për të...