Moderatorja Alketa Vejsiu është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ditë pas dite ndan me ndjekësit e saj foto apo video nga vendet që ka vizituar.
Vejsiu ka postuar së fundmi një video ku shihet në mes të një fushe me tulipanë, dhe shfaqet duke këputur disa prej tyre.
Ky veprim nuk i ka pëlqyer një prej ndjekësve, duke i shkruar se është e turpshme këputja e tyre.
Ndërkohë, moderatorja i përgjigjet se kishte marrë leje.
“Po më fal por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty. Prandaj Holanda do me heq vizat se ju s’keni turp. Na turpëruat!!!!!”, shkruan komentuesja në video.
“Ik e ha një çokollatë, se ka marrë leje unë për foto edhe për këto lulet. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë jo…. mos ki merak”, i është përgjigjur Alketa.