Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ju flet Qeveria!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ju flet Qeveria!

Nga: Marsel Lela

Pas një vale të gjatë përplasjesh me gazetarët, mbylljes apo ‘transferimit’ të disa programeve televizive për shkak të tonit të tyre kritik ndaj qeverisë, si dhe bojkotit nga e majta dhe e djathta, u krijua ideja se muri ndaj fjalës së lirë nuk kishte ku të shkonte më i lartë. Por një lajm i tri ditëve më parë i Policisë së Shtetit tregoi se seria e fundit e ‘blloqeve’ mbi këtë mur nuk ishte vënë akoma.

Policia e Shtetit njoftoi një dalje për mediat, lidhur me aplikimet dhe testimin e të rinjve për Patrullë të Përgjithshme. Deri këtu shkon normalja në këtë njoftim, pasi në fjalinë e dytë lexuesi përballet me diçka groteske. Policia e Shtetit njoftonte  lidhjen në rrjetet sociale të drejtorit të Kolegjit Policor, Ylli Vasili, jo vetëm në FB-në e institucionit të policisë, por edhe përmes ERTV-së, televizionit online të kryeministrit Edi Rama.

Është e pashmangshme që kjo mos të të sjellë ndërmend kohën kur shqiptarët ‘laj, thaj’ një TVSh kishin, ku shikonin me orar atë që u diktonte partia. Ky televizion duket se është zëvendësuar sot nga media personale e Ramës, meqë prej saj transmetohen çdo ditë qëndrimet politike të qeverisë ndaj çështjeve më të rëndësishme, kritikat ndaj opozitës dhe ‘armiqve’ të brendshëm dhe të jashtëm, arritjet e saj, e së fundmi edhe ngjarjet e rëndësishme të institucioneve shtetërore që kanë të bëjnë drejpërdrejt me qytetarët.

“Ju flet Tirana, po japim lajmet!” Ata që janë mbi të tridhjetat e kujtojnë mjaft mirë këtë ‘parullë’ që hapte çdo edicion informativ në të vetmen media të Shqipërisë komuniste, Radio Televizionin Shqiptar.

Njëjtë si ERTV, edhe RTSH e asaj kohe transmetonte qendrimet politike, arritjet e socializmit, luftën e klasave dhe gjithëfar i leverdiste aparatit të propagandës shtetërore. Përveç ‘të guximshmëve’ që sajonin antena me kanaçe për të parë ‘jugosllavin’ apo stacionet italiane, të tjerët hanin ‘groshën’ e përditshme që ua servirte Tirana. “Tiranën, Tiranën, se të tjerat…”.

Leximi i raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 30 qershorit ishte i të njëjtës traditë. Edhe pse raporti fliste për zgjedhje me njëmijë probleme, trubadurët e  qeverisë thonin të kundërtën. Ata i thurnin hosanara këtij raporti, ndërsa ERTV i transmetonte Live.

Edicionet kryesore të ditës ishin ato ku ‘folës’ qenë ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, që citonte nga raporti vetëm pikat ku fajësohej opozita, duke shmangur krejtësisht çështjet kyçe të 30 qershorit.

Edicioni tjetër niste me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ‘recitonte’ një tekst ku akuzone kreun e PD-së Lulzim Basha dhe opozitën për shkatërrim të imazhit të vendit.

Kështu, duket se qeveria e ka krijuar median e saj. Një media pa gazetarë përballë, pa pyetje të sikletshme, vetëm me një kamera, një lap top dhe një skript përpara, që funksionarët e lartë të shtetit të ndihen rehat për të ‘bilbilosur’ atë që u dikton partia.

Nga ana tjetër, media e vërtetë, është sot në pikë të hallit për shumë arsye.

Ndërsa media tkurret përditë nën peshën e frikës dhe pasigurisë, media qeveritare me qendër në kompjuterin e kryeministit Edi Rama fiton sa më shumë terren, duke ftuar shqiptarët të shohin në ekranin e saj arritjet e qeverisë./politiko

 

Tags: Marsel LelaMediaQeveria

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Klaudia Pepa, pjesë e televizionit të famshëm

Klaudia Pepa, pjesë e televizionit të famshëm

Hetimi për Metën rinis më 2 shtator/ Hartohet lista e personave që do thirren të dëshmojnë

Po i ngushtohet "laku", Meta nxjerr pamjet dhe jep mesazhin e fortë: Guximtarët të llogarisin rrezikun

Kampionati i garave me makina elektrike, bashkon Porche dhe Vodafone

Kampionati i garave me makina elektrike, bashkon Porche dhe Vodafone







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Dyshohet se u hodh nga kanionet e Osumit, gjendet pas 10 ditësh kërkimesh trupi i pajetë
Aktualitet

Dyshohet se u hodh nga kanionet e Osumit, gjendet pas 10 ditësh kërkimesh trupi i pajetë

by mirseda
12:32 | 28/02/2026
0

Sot, në fshatin Kakrruk, në dalje të qytetit të Skraparit, është gjetur trupi i pajetë i 42-vjeçarit...

Policia private grushte, shkelma dhe shkopa gome drejt protestuesve, përshkallëzon protesta në Rrjol

Policia private grushte, shkelma dhe shkopa gome drejt protestuesve, përshkallëzon protesta në Rrjol

11:49 | 28/02/2026
Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”

11:24 | 28/02/2026
Sot protesta e opozitës, policia me plan masash, por refuzon të marrë përsipër garantimin ….

Sot protesta e opozitës, policia me plan masash, por refuzon të marrë përsipër garantimin ….

10:27 | 28/02/2026
Zbulohen rreth 350 kg lëndë narkotike në Doganën e Kakavijës

Zbulohen rreth 350 kg lëndë narkotike në Doganën e Kakavijës

09:26 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com