E hënë, 30 Mars, 2020
19 C
Tirana

Kampionati i garave me makina elektrike, bashkon Porche dhe Vodafone

Lexo edhe ...

Koronavirusi/BE alokon 140 milionë euro për vendet e Evropës Lindore

Komisioni Evropian ka rialokuar 140 milion euro për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Republika e Moldavisë dhe Ukrainë. Komisioni...

Kriza e koronavirusit trondit edhe industrinë e medias në Shqipëri

Shpërthimi i epidemisë së koronavirusit e gjeti të papërgatitur Erjon Skëndajn –gazetar prej 12 vitesh në televizionin informativ News 24. Me konfirmimin e dy...

“Ky është ende vetëm fillimi, gjërat do të përkeqësohen”, mesazhi prekës i infermieres

Anembanë bota është në ankth për çfarë po ndodh. Teksa viktimat po shtohen, shumë pikëpyetje janë ende pa përgjigje se deri sa do zgjasë...

“Këtu jemi më të sigurt”, çfarë thonë italianët e izoluar në Shqipëri

Italia po njeh disa nga ditët më të zeza në historinë e saj, teksa çdo ditë qindra njerëz humbin jetën nga koronavirusi. Në të gjithë...

Vodafone do të jetë sponsori zyrtar i PorscheMotorsport në kampionatin “Formula E”, për sezonin 2019-2020.“Formula E”, themeluar në vitin 2014, është e para garë me makina tërësisht elektrike, me një pilot dhe me një shpejtësi mbi 200 km/orë. Pistat e garave kalojnë në 12 qytetet më të mëdha në katër kontinente. Makinat dhe uniformat e pilotëve do të mbajnë logon e Vodafone, kur skuadra të debutojë në nëntor të këtij viti. Vodafone do të asistojë gjithashtu me mjete komunikimi dhe asistencë teknike.

“Vodafone dhe ‘Formula E’ kanë një qëllim të përbashkët. Ata i drejtohen një komuniteti të gjerë, që sa vjen e rritet, atij të njerëzve që e duan planetin. E garat me makina elektrike, që nuk çlirojnë gaz, japin kontributin e tyre për një mjedis më të pastër e të shëndetshëm. Së bashku me Porsche do të luftojmë që të tejkalojmë çdo kufi në teknologjinë e makinave”, thotë Ahmed Essam, Drejtor Komercial i Vodafone.

Nga ana tjetër, Fritz Enzinger, zëvendës president i “Porsche Motorsport”, shtoi se: “Vodafone është një partner i hershëm i “Porsche Motorsport” dhe po na ndihmon të zhvillojmë si teknologjinë e makinave të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe teknologjinë e makinave të garës. Vodafone beson në misionin e “Formula E” për të përqafuar inovacionin, ndaj jemi të lumtur që e kemi në krahë teksa Porsche hyn në një garë krejtësisht të re”.

Porsche,si prodhues makinash, ka qenë klienti i parë që ka punuar me Vodafone për të shtuar funksione të reja te modelet e fundit të makinave, përfshirë: hapjen e mbylljen e makinës përmes një aplikacioni në telefon. Gjurmimin e vendndodhjes së makinës si masë kundër vjedhjes dhe monitorimin e funksioneve së saj që nga karburanti te presioni i vajit dhe gomave.

Përveçse për “Formula E”, në të ardhmen e afërt do të kemi një tjetër bashkëpunim midis dy kompanive për eSports.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Koronavirusi/BE alokon 140 milionë euro për vendet e Evropës Lindore

Komisioni Evropian ka rialokuar 140 milion euro për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Republika e Moldavisë dhe Ukrainë. Komisioni...

Kriza e koronavirusit trondit edhe industrinë e medias në Shqipëri

Shpërthimi i epidemisë së koronavirusit e gjeti të papërgatitur Erjon Skëndajn –gazetar prej 12 vitesh në televizionin informativ News 24. Me konfirmimin e dy...

“Ky është ende vetëm fillimi, gjërat do të përkeqësohen”, mesazhi prekës i infermieres

Anembanë bota është në ankth për çfarë po ndodh. Teksa viktimat po shtohen, shumë pikëpyetje janë ende pa përgjigje se deri sa do zgjasë...

“Këtu jemi më të sigurt”, çfarë thonë italianët e izoluar në Shqipëri

Italia po njeh disa nga ditët më të zeza në historinë e saj, teksa çdo ditë qindra njerëz humbin jetën nga koronavirusi. Në të gjithë...

Misioni vazhdon, sot në orën 20:00 të duatrokasim për heronjtë e Covid-19

Ditë më parë, qytetarët e Tiranës dolën në dritare e ballkone, për të duartrokitur mjekët shqiptarë, të cilët po rrezikojnë jetën për të prekurit...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT