Së fundmi, kryeministri i Indisë Narendra Modi ka bërë një sugjerim interesant për të luftuar koronavirusin.
Në Ditën Botërore të Jogës, ai është shprehur se joga mund të ndihmojë në mposhtjen e COVID-19.
“Joga mund të ndihmojë botën të mundë koronavirusin.
Ajo na ndihmon të forcojmë imunitetin dhe metabolizmin për të mposhtur pandeminë.
Për këtë arsye, vetëm një sistem i fortë imunitar mund të jetë mburojë për ne. Joga është miku ynë i besueshëm në ndërtimin e kësaj mburoje”, pohoi ai.
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur qeveria indiane ka organizuar evente të mëdha publike në Ditën Botërore të Jogës, këtë të dielë, të detyruar nga situata e rëndë e pandemisë, qytetarëve indianë u është kërkuar ta praktikojnë jogën në shtëpitë e tyre.
Kujtojmë se në vitin 2014-të, OKB-ja e shpalli 21 Qershorin si Ditën Botërore të Jogës, me iniciativën e Modi-t.