Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden mori dozën e dytë të vaksinës anti-covid në Delaware, shtet në të cilin është vendosur selia e tij e tranzicionit të fushatës.
Vaksinimi i tij u transmetua sërish drejtpërdrejt në kanalet televizive, shkruan The Denver. Ai tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.
Injeksioni i dytë i Biden vjen katër javë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech më 21 dhjetor.
Në atë kohë, Biden tha se po merrte vaksinën publikisht për të futur besimin në sigurinë e saj. Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka prekur mbi 22 milionë njerëz, ndërsa ka vrarë mbi 374,000. Me këto shifra, SHBA-ja është vendi më i goditur në botë.