Përpos djegies së mandateve nga ana e opozitës, një tjetër goditje vjen për kryeministrin Rama brenda radhëve të PS-së. Pas opozitës e aleatëve të saj të cilët dogjën mandatet të enjten, pas protestës, lëvizja e radhës vjen nga PS.
Lajmi është mësuar nga burime pranë Kuvendit të Shqipërisë, shkruan SYRI.net.
Mësohet se një deputet i listës së Durrësit, të Partisë Socialiste, ka vendosur të lejë mandatin e tij, për arsye ende të paqarta.