Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

‘JO’-ja për negociatat/ Çfarë rrezikohet për Shqipërinë dhe Maqedoninë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘JO’-ja për negociatat/ Çfarë rrezikohet për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Nga Andrew MacDowall “World Politics Riview”

Duhej të ishte një vit reference për Ballkanin. Në vitin 2019, Bashkimi Evropian do të çelte dritën jeshile të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, dhe atë që tashmë quhet Maqedonia e Veriut. Ndërkohë në Serbi, presidenti Aleksandar Vučić, pa një mundësi për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme paqeje me Kosovën, 20 vjet pas luftës që çoi në pavarësinë e kësaj të fundit.

Megjithatë, për shkak të vetos nga presidenti francez Emmanuel Macron në samitin e BE-së në tetor, Ballkani duket tashmë larg të ardhmes evropiane. Macron përdori 2 argumente në justifikimin e vendimit të tij. Së pari, BE-ja duhet të reformohet, dhe të forcojë institucionet e saj përpara se të zgjerohet më tej.

Së dyti, procesi aktual i zgjerimit të BE-së është i gabuar, dhe nuk ka ndalur prapësimet demokratike në vendet e reja anëtare. Ndërsa të dyja pikat janë pranuar gjerësisht brenda BE-së, vendimi për të bllokuar bisedimet me 2 vendet e Ballkanit, u prit keq në mbarë Evropën, nga Ballkani në Bruksel.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të çelin negociatat këtë vit. Por në një rajon që përballet me një mori problemesh të brendshme, ka një ndjenjë shqetësimi në rritje. Tronditja që solli vetoja franceze, ka sjellë sërish në “syrin e mikroskopit” problemet në Ballkan, dhe qasjen e BE-së ndaj tyre.

Nga korrupsioni dhe mbytja e lirisë së mediave, tek të metat e proceseve demokratike, dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Procesi i anëtarësimit në BE, synon të ndihmojë në adresimin e sfidave të tilla. Por zemërimi dhe zhgënjimi ndaj korrupsionit dhe autoritarizmit në disa vende është në rritje.

Në Shqipëri dhe Serbi, opozitat po bojkotojnë parlamentin dhe institucionet e tjera politike, në shenjë proteste ndaj qeverive respektive. Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare të tetorit 2019, reflektuan neverinë e madhe të qytetarëve ndaj elitës politike.

Edhe në vendet që i kanë çelur tashmë bisedimet e anëtarësimit në BE si Serbia, ekziston një ndjenjë e prapambetjes politike. Ndërsa anëtarësimi në BE nuk do të zgjidhë gjithçka, ai ruan premtimin e progresit politik. “Ky është një rajon, ku kujtimi i luftërave është ende i freskët, dhe kur paqja larg nga nga të qënit e qëndrueshme”, u shpreh pak kohë më parë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për ËPR.

Partia e tij e majtë anti-stablishment Vetëvendosje, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të tetorit. Por që prej asaj kohe ka mbetur peng i negociatave për formimin e qeverisë. Kosova nënshkroi një “marrëveshje të stabilizimit-asociimit” me BE-në në vitin 2015, por ende nuk është një kandidate zyrtare.

Pesë vendet e BE-së, përfshirë Spanjën dhe Greqinë, nuk e njohin pavarësinë e saj. Në veçanti, Maqedonia e Veriut bëri një sakrificë të madhe në emër të integrimit, duke zgjidhur një mosmarrëveshje dhjetëra-vjeçare me Greqinë mbi emrin e saj. Më herët Athina kishte vendosur veton, kundër nisjes së bisedimeve me Shkupin për pranimin në BE.

Shqipëria që ka probleme me krimin e organizuar, po përdor Vettingun në gjyqëror dhe polici, në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare. Teksa shumë zyrtarë të BE duan të vazhdojnë zgjerimin, sidomos pas Brexit dhe në kushtet kur në union po rritet eurokepticizmi, vetoja e Macron nxiti befasi dhe zemërim në rajon.

“Macron dhe 2-3 vende të tjera të pasura, treguan se kanë pak ndjeshmëri për evropianët e varfër. Premtimi i integrimit në BE, ishte menduar si një “ngjitës”, që i mban të gjithë bashkë. Mosçelja e negociatave, mund të ngadalësojë reformat e brendshme, të cilat janë thelbësore për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik”, thotë Dushan Reljiç, kreu i zyrës së Brukselit për Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe ato të Sigurisë.

Vështirë se Franca është duke u shkëputur nga Ballkani, dhe këtë e tregoi Macron me një vizitë të tijën në Beograd verën e kaluar. Por ka një hendek të qartë politikash mbi zgjerimin, midis Francës dhe institucioneve të BE-së, si dhe Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare.

Komisioni Evropian, i udhëhequr tanimë nga Ursula von der Lejen, vazhdon ta shohë me prioritet Ballkanin Perëndimor. “Ne i qëndrojmë rekomandimit tone, që negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe Komisioni mbetet i sigurtë, se kjo gjë do të jetë e mundur në pranverë”, tha një zëdhënës i KE.

Komisioni do të paraqesë një propozim, për të rishikuar procesin e negociatave të zgjerimit, me synim që të sigurojë të jetë “i besueshëm, i parashikueshëm dhe dinamik”. Aldo Bumçi, një ish-ministër shqiptar i punëve të jashtme dhe drejtësisë, dhe një figurë e lartë në Partinë Demokratike në opozitë, i quajti “një dështim të plotë” politikat e Komisionit Evropian, qëkur Shqipëria mori statusin e kandidates në vitin 2014.

Por ai fajësoi gjithashtu për këtë edhe qeverinë shqiptare. “Ka pasur kërcënime serioze, përfshirë rritjen e trafikut të drogës të theksuar në raportet e njëpasnjëshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, por Komisioni Evropian ka mbyllur sytë”, thotë ai.

TIRANA TODAY

Tags: Maqedonianegociatatshqiperia

TË LIDHURA

Vr*u turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, burg për autorin, shfaq pendesë në Gjykatë
Aktualitet

Vr*u turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, burg për autorin, shfaq pendesë në Gjykatë

13:38 | 30/10/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia , Prokuroria jep masa sigurie
Aktualitet

Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia , Prokuroria jep masa sigurie

12:12 | 30/10/2025
Next Post
Të bukura dhe “vdekjeprurëse”, njihuni me njësitë ninxha të Iranit (FOTO)

Të bukura dhe “vdekjeprurëse”, njihuni me njësitë ninxha të Iranit (FOTO)

Rezart Veleshnjes s’i del e keqja me Alketa Vejsiun

Rezart Veleshnjes s’i del e keqja me Alketa Vejsiun

Propozim live/ Moderatori shqiptar i ulet në gjunjë partneres në emision

Propozim live/ Moderatori shqiptar i ulet në gjunjë partneres në emision







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

16:35 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Vr*u turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, burg për autorin, shfaq pendesë në Gjykatë
Aktualitet

Vr*u turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, burg për autorin, shfaq pendesë në Gjykatë

by mirseda
13:38 | 30/10/2025
0

“Më ofendoi, më shau nga familja”, kështu ka deklaruar në gjykatë 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj),...

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Dështimi i formimit të qeverisë në Kosovë, presidentja Osmani fton në takim partitë politike

Dështimi i formimit të qeverisë në Kosovë, presidentja Osmani fton në takim partitë politike

12:14 | 30/10/2025
Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia , Prokuroria jep masa sigurie

Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia , Prokuroria jep masa sigurie

12:12 | 30/10/2025
Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën : Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën : Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

11:19 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com