Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Jo – ja franceze dhe Jo- ja holandeze!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zgjidhet kriza politike!

Nga: Lutfi Dervishi

Ka “Jo” që të mërzit, por ka edhe “JO” që të humb shpresën.
Jo- ja franceze, ndryshon si nata me ditën me jo-në Holandeze apo Daneze.
Holanda nuk është kundër perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut- Holanda kërkon të bëhen reformat dhe të shihen rezultate. Holanda kërkon të bindet që vendet janë në shinat e shtetit ligjor.
Jo- ja Franceze nuk ka të bëj me reformat- por ka të bëj me qasjen e Presidentit Macron ndaj rajonit.
Franca është deri më tani kundër liberalizimit të vizave për 1 milionë shqiptarët e Kosovës.
Franca sot është kundër anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.
Franca kërkon të reformojë BE-në nga brenda para se të vijojë zgjerimi. Ky proces mund të zgjasë pafundësisht.
Franca është për një partnership special me Ballkanin njëlloj si me Ukrainën apo Gjeorgjinë. Franca mund të stopojë edhe Serbinë dhe Malin e Zi që kanë hapur negociatat!

Jo- ja e Francës do të thotë se edhe sikur Zvicër (me det) të bëhet Shqipëria – dhe të mos ketë nevojë për asnjë reformë, Franca do të vijojë të thotë: nuk kemi reformuar ende veten. Franca përdor metaforën e derës së shtëpisë që nuk mund të pranojë anëtarë të rinj pa rregulluar derën, anipse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk po trokisnin në derën e shtëpisë, por në derën e oborrit.
Shqipëria nuk ka as këllqet dhe as ëndërron t’i adresojë Jo-në e Francës.
Nga Jo- ja e Francës është mërzitur Gjermania, është revoltuar Italia, është çuditur Çekia dhe Franca është vetëm me veton e saj përballë 27 anëtarëve të tjerë të familjes.
Ajo që mund të bëj Shqipëria është të merret me Jo-në holandeze.
Deklarimi se ne “kemi bërë detyrat e shtëpisë” edhe kur vjen nga Brukseli dhe sidomos kur artikulohet në Tiranë nuk ka asnjë vlerë.
Hollanda ishte pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe kërkonte më shumë punë nga Shqipëria dhe rezultate konkrete sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Një vend që i vihet si kusht reforma në drejtësi dhe ndërtimi i gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese nuk ka shumë gjëra për t’u mburrur dhe nuk ka shumë arsye për të treguar me gisht të tjerët.
Nuk ka asnjë dyshim për përgjegjësinë e qeverisë për jo-në (e mundshme) holandeze dhe jo-në e (e mundshme) të Danimarkës!
Përgjegjësia është më e thellë për Jo-në e Macron-it. Shqipëria ka patur shansin e artë për të të hapur negociata në qershor të 2018, më 2010, më 2012 madje edhe dy dekada më parë 1996-1997. Sot është vonë. Çështja nuk është jemi vetëm pas Malit të Zi që është krijuar si shtet më 2006, as sepse jemi pas Serbisë që nisi 4 luftra në rajon, as sepse Maqedonia e Veriut ka nota më të mira në kryerjen e detyrave të shtëpisë. çështja se kemi humbur trenin e kohës!
JO- ja franceze është problem i diplomacisë evropiane. Maqedonia e Veriut, ndërroi emrin, ndërroi flamurin, ndërroi tekstet shkollore, ndërroi gjithçka ju kërkua dhe në fund.. Franca ndërroi mendjen!
Jo- ja holandeze është problem vetëm i yni. Nuk mjafton të thuash kam bërë “detyrat e shtëpisë” . Detyrat e shtëpisë quhen të bëra edhe kur nuk merr notë kaluese!
Jo-ja e Holandës kthehet në po- me reforma, me gjyqësor të pastruar, të ngritur dhe të pavarur, me zyrtarë të lartë të ndëshkuar për aferat korruptive, me zgjedhje model, me ndëshkime të atyre që prekin votën- nuk ka nevojë të shpikësh rrotësh për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut dhe për të kthyer në PO- Jo-në e Holandës.
Për jo-në e Holandës përgjegjësia është 100% e qeverisë.
Për jo-në e Francës përgjegjësia është 100% e atyre që kanë vënë gjithmonë interesin personal/partiak mbi interesin e Shqipërisë. Dhe kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre 30 viteve.

 

Tags: FrancaHolandaLutfi Dervishi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi”, mesazhi prekës i deputetes për humbjen e vëllait

"Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi", mesazhi prekës i deputetes për humbjen e vëllait

Policia Rrugore në aksion, pezullon 320 leje drejtimi. 67 shoferë nën hetim

Policia Rrugore në aksion, pezullon 320 leje drejtimi. 67 shoferë nën hetim

Kryemadhi: 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda për të larguar Ramën, protesta do ketë çdo ditë!

Kryemadhi: 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda për të larguar Ramën, protesta do ketë çdo ditë!







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht
Aktualitet

Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

by mirseda
17:01 | 07/03/2026
0

Njoftimi i SPAK: SPAK godet një grup të strukturuar kriminal me bazë në Vlorë, i përfshirë në...

Trump nga samiti në Florida: Lufta kundër Iranit po shkon shumë mirë

Trump nga samiti në Florida: Lufta kundër Iranit po shkon shumë mirë

16:42 | 07/03/2026
Sky News: Teherani në alarm, milicitë paralajmërojnë protestuesit

Sky News: Teherani në alarm, milicitë paralajmërojnë protestuesit

16:29 | 07/03/2026
Starmer bisedon me Erdogan dhe Princin Saudit për tensionet me Iranin

Starmer bisedon me Erdogan dhe Princin Saudit për tensionet me Iranin

16:27 | 07/03/2026
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur

15:53 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com