Kryesore

“Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi”, mesazhi prekës i deputetes për humbjen e vëllait


               Publikuar në : 19:03 - 21/10/19 M. S

Dy ditë pas aksidentit tragjik, ku humbi jetën vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, kjo e fundit njofton me anë të një statusi në Facebook se në asnjë moment nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese, as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. Ky mesazh i drejtëpërdrejtë është ndaj të gjithë atyre që përcjellin lajme pa informacione të sakta, duke përfituar nga kjo fatkeqësi. Po kështu, deputetja socialiste kërkon që për hir të fëmijëve, dhe të familjarëve, të mos vijojnë me aludime e mbi të gjitha të kërkojnë arsyen e këtij aksidenti.

Statusi

Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.
Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.
Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.
Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.
Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.
Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku humbi jetën vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. 37-vjeçari Elton Macolli punonte si ushtarak, në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët, pas përplasjes me një kamion.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT