Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Jerusalemi/Shqipëria pro apo kundër SHBA-ve?

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Jerusalemi/Shqipëria pro apo kundër SHBA-ve?

Në momentin që presidenti amerikan, Donald Trump shpalli Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit filluan kundërpërgjigjet, sa u duk se e gjithë bota ishte kundër SHBA-vë. Jehona e lajmit mbërriti dhe në vendin tonë dhe papritur ndjehemi të përfshirë në këtë konflikt pa na kërkuar njeri që të ndërhyjmë. Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik ka shprehur qëndrimet e tij kundër vendimit të Trump për Izraelin.

Deputeti demokrat Tritan Shehu i kërkoi llogari Ministrit të Jashtëm  Bushati duke e akuzuar se me qëndrimin e përcjellë përmes Ambasadorit në konferencën e OBI,  të pa konsultuar as në Komisionin e Jashtëm dhe as me opozitën, e ka pozicionuar Shqipërinë kundër SHBA.

Pas viteve ‘90-të miqësia midis SHBA-ve dhe vendit tonë është e pa kontestueshme. Për këto 27 vite Shqipëria ka marrë mbështetjen e SHBA-ve gjatë gjithë kohës. I vetmi moment kur marrëdhëniet u dukën se u ftohen, ishte në momentin e armeve kimike. Shqipëria në këto momente duket se është midis dy zjarreve; SHBA-së që njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, por dhe BE-se që ka bërë thirrje për dialog por parimisht është kundërt këtij vendimi. Pa përmendur liderët evropianë që janë kundër. Shqipëria çdo ditë e më tepër po kërkon hapjen e negociatave dhe anëtarësimin në BE. Por dhe t’i dalë kundër Amerikës në këtë momente nuk e ka mundësinë. Ndërkohë as të dalë kundër Evropës, kur po e kërkon aq shumë anëtarësimin brenda familjes Evropiane.

Akuza e deputetit Shehu vjen në një moment delikat. Atij i është përgjigjur me replikë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili shpjegoi se në përputhje me Konventën e Vjenës, Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe ambasadori kanë plotfuqishmëri.

“Kjo është edhe arsyeja përse ai quhet i plotfuqishëm. Nuk do të vijë asnjëherë në Komision Ambasadori për të marrë mendim për këtë çështje”. Por Bushati tha se nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. “E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian” sqaroi Bushati.

Tritan Shehu: Këto ditë me keqardhje kam parë që në një aktivitet të rëndësishëm dhe në një pozicion shumë të rëndësishëm të Shqipërisë që është ndërmarrë në Konferencën Islamike nuk është konsultuar komisioni i jashtëm dhe opozita shqiptare dhe për gjykimin tim janë bërë hapa të gabuar mjaft negative për vendin tonë dhe marrëdhëniet tona me SHBA. Ambasadori jonë atje në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm mban një fjalim ku kthehet përsëri tek ’67, kërkon kufijtë e ’67, vendos kushte që nuk i ka vendosur as BE. Merr pjesë dhe miraton një rezolutë thellësisht anti-amerikane ku SHBA të mos jetë më intelekutor në zgjidhjen e çështjes së Lindjes së Mesme, një rezolutë e cila është shumë larg çdo rekomandimi dhe vetë politikës së BE, duke kaluar në ekstrem në qëndrimin antiamerikan. Pyes zotin/ministër si është e mundur një gjë e tillë, si ka mundësi një gjë e tillë? Pse nuk u ule në komisionin e jashtëm për një çështje kaq të rëndësishme, çfarë fshihet pas kësaj?

Ditmir Bushati: Së pari, anëtarësia jonë në konferencën islamike që tani është Organizatë e Bashkëpunimit Islamik daton në vitin 1992. Unë kam qenë gjimnazist dhe ju keni qenë në qeveri. Historia është shumë interesante. Nëse dëshironi mund të bëjmë edhe një seancë për këtë çështje. Shqipërinë në këtë konferencë e ka anëtarësuar zoti Berisha. Niveli ynë i përfaqësimit tradicionalisht ka qenë jo politik. Ftesat kanë qenë për Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm, por niveli ynë i përfaqësimit dihet.

Nëse i referoheni vitit 1967, mund t’ju them se ka 4 rezoluta detyruese të Këshillit të Sigurimit. Mbi bazën e Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit ka rezoluta detyruese. Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian. Ky ka qenë tradicionalisht qëndrimi i Shqipërisë. Persona të ndryshëm më kanë pyetur përse nuk jemi shprehur. Por unë mund t’ju them që kjo qeveri nuk vuan nga gjigandomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian. Ka 4 rezoluta zoti Shehu. Po shtoj edhe diçka tjetër meqenëse i referoheni Ambasadorit tonë dhe pjesëmarrjes së tij në konferencë. Kjo është detyra e Ambasadorit. Në përputhje me Konventën e Vjenës, Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe ambasadori kanë plotfuqishmëri. Kjo është edhe arsyeja përse ai quhet i plotfuqishëm. Nuk do të vijë asnjëherë në Komision Ambasadori për të marrë mendim për këtë çështje.

Dhe, së fundi, po e përsëris sërish se nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian. E përsëris edhe një herë, thjesht për informacionin tuaj dhe kërshëri shkencore: në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik nuk votohet.

Tags: JerusalemikunderproSHBA-veshqiperia

TË LIDHURA

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi
Aktualitet

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
Next Post
Ruanin kufirin duke “shkelur syrin”, arrestohen dy policë

Ruanin kufirin duke “shkelur syrin”, arrestohen dy policë

The Economist: Tahiri i marrë fund, Veliaj pronëson vendin e Ramës

The Economist: Tahiri i marrë fund, Veliaj pronëson vendin e Ramës

Gruevski: Kryetari i Kuvendit në Maqedoni,Talat Xhaferi uzurpues!

Pasi e shkatërroi, jep këshilla si të fuqizohet VMRO-DPMNE

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com