Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se mbështet Greqinë dhe Qipron në situatën e tensionuar që është krijuar me Turqinë.
Sipas mediave greke, Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me Erdogan, ku i ka thënë se: “BE qëndron plotësisht në anën e Greqisë dhe Qipros”.
Burime nga BE raportojnë për mediat greke se Charles Michel dënoi marrëveshjen midis Libisë dhe Turqisë dhe bëri thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe shmangien e provokimeve.
Përveç kësaj, sipas burimeve evropiane, Michel tregoi se “BE po monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt me të gjitha palët e përfshira”.
Të njëjtat burime theksuan se Presidenti i Këshillit Evropian vuri në dukje se “çështjet zgjidhen përmes dialogut” .