Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Jemi ca kokrra idiotësh, ne nuk i lëpihemi kurrë ndonjë kryetari partie”

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Jemi ca kokrra idiotësh, ne nuk i lëpihemi kurrë ndonjë kryetari partie”

Pak javë më parë emisioni “Stop” transmetoi një rast në Lushnje për një konflikt pronash mes dy vëllezërve, rast në të cilin përmbaruesja Luiza Gjergjova, e cila drejton dhe Përmbarimin shtetëror të Lushnjes, shkel hapur procedurën.

Ajo ka bërë ekzekutimin e vendimit, pa praninë e ekspertes. Jo vetëm kaq, por ajo sulmon edhe gazetarin duke e shtyrë dhe duke i marrë mikrofonin pasi refuzonte t’i përgjigjej pyetjeve të tij.

Pas këtij incidenti, “Stop” i është drejtuar me një shkresë zyrtare  Përmbarimit Kombëtar Shtetëror dhe drejtuesit Piro Lutaj. Duke mos marrë përgjigje për pyetjet e bëra, gazetari i emisionit shkon në zyrën e Piro Lutajt.

Por ky i fundit, ndryshe nga një bisedë telefonike, ku kërkonte bashkëpunim dhe informacion nga gazetari, iu kundërvu ashpër, njëjtë siç bëri edhe vartësja e Lushnjes, Gjergjova, duke e ofenduar dhe duke i thënë se “është kokrra e idiotit”.

Drejtuesi i Përmbarimit, Lutaj, merr në mbrojtje drejtuesen e Lushnjes, e cila është kapur në skandal dhe duke ofendon gazetarin që kërkonte informacion mbi rastin.

Përgjigjen Piro Lutajt për ofendimin që iu bë gazetarit të “Stop”, ia ka kthyer drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra, pas transmetimit të të gjitha filmimeve.

“Ndërsa për sa i përket qasjes tënde që i thua gazetarit që t’i je një kokërr idioti, ke shumë të drejtë! Genc Angjellari, në fakt jo vetëm ai por edhe gazetarët e tjerë, edhe unë, edhe Gentiani, të gjithë jemi ca kokrra idiotësh që nuk i lëpijmë kurrë b*thën ndonjë kryetari partie, apo nuk ishim kurrë bashkëpunëtorë me SHIK a me SHISH, e spiunë të ndryrë, e nuk trashëm xhepat e portofolat tanë, duke ekzekutuar vendime që s’të takonin apo duke mos i ekzekutuar ato. Këtë nuk e kam për ty zoti Lutaj, por për ndonjë përmbarues tjetër atje, se ti përjashtohesh, por duke marrë shkas nga kjo shprehja jote, po të përgjigjem për gjithë institucionin që t’i drejton”.

Video e parë:

Gazetari– Po interesohem në lidhje…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- M’i merove… m’i merove kta përmbaruesit, o burrë… Ç’ar bën njëherë? Si je?

Gazetari- Mirë! Si keni qenë ju? Mirë punët..? Gëzuar njëherë dhe një vit i mbarë!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Mirë më, hajd mo…shiko! Po ta fiksoj dhe unë këtë numrin…

Gazetari- Po!

Drejtuesi i  Përmbarimit Piro Lutaj– Edhe komunikojmë herë pas here.

Gazetari– Patjetër! Me kënaqësi!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Ndoshta duhet të ulemi, që… ndonjë strategji, o burrë, se mua më interesojnë gjërat, që t’i di..,që t’i korrigjojmë, nuk është puna për të bërë skupe…

Gazetari– Jam i hapur!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- E fiksova numrin tënd..

Gazetari– Po! Me kënaqësi, me kënaqësi.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Gjithë të mirat!

Gazetari– Gjithë të mirat!

Video e dytë:

Gazetari– Ne kemi bërë dy pyetje, të cilat janë shumë thelbësore dhe shumë gazetareske.

Drejtuesi i  Përmbarimit Piro Lutaj– Që do të thotë? Që do të thotë?

Gazetari– Ne kemi kërkuar, që çfarë mase do të merrni për këtë përmbaruese, përmbaruese shtetërore?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Asnjë masë…

Gazetari– E cila pa precendent, i merr mikrofonin një gazetari… etika … etika!

Video e tretë

Drejtuesi i  Përmbarimit Piro Lutaj- Një gazetar, që vete dhe shtyn njerëzit me bërryl…

Gazetari- Jo, jo! E ke çdo gjë.

Drejtuesi i  Përmbarimit Piro Lutaj- Ka ndodhur…

Gazetari– E ke çdo gjë të filmuar zotëri..

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Atë, që shtyn ti me bërryl.

Gazetari– Jo absolutisht! Hape,hape, shikoje..,hape shikoje zotëri..,hape..hape, e ke këtu, sfidë hape ..,hape do të ta sjell bruto, mo zotëri …! Do të ta sjell bruto? A ke kaq burrëri?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- E kam dhe bruto dhe neto.

Gazetari– E do? Ku i gjete këto bruto ti?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– I kam!

Gazetari– S’na ka ardhur ndonjë shkrese… nuk i ke… i do brutot të t’i sjell? A i do të t’i sjell brutot, t’i shikosh bruto?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Jo, jo, joooo….

Gazetari-Të të hedh unë bllof ty, meqë po gënjen..? A e do bruton?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Nuk dua unë gjë nga ty zotëri!

Gazetari– Çfarë bërryli? Pse s’ka bërë kallëzim ajo për dhunë, për shkak të detyrës, por shpifje?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– S’e di unë..,s’e di, është puna e saj.

Gazetari– Aaa për këtë gjë qenka punë e saj..?! Për të plotësuar argumentin tënd, qenka puna jote…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Argumenti im…

Gazetari-T’ju vijë turp zotëri..! T’ju vijë turp!

Video e katërt:

Gazetari– Pyetjen tjetër… A i lejohet një përmbarueseje të ekzekutojë një urdhër ekzekutimi, në rastin konkret, që ne kemi investiguar pa praninë e një eksperteje?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Ka qenë në prani të ekspertes.

Gazetari– Joo…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Gjithë procedura.

Gazetari– Joo…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Është zyrtare.

Gazetari– Mos gënjeni! Është e filmuar, zotëri.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Veprimet e përmbaruesit!

Gazetari– Jo! Të lutem..! Zotëri! Nuk ka qenë atë ditë ekspertja në ekzekutim. Ne e kemi të filmuar.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Nëse…

Gazetari– Kjo është shkelje… po e keni të filmuar hapur, mo zotëri!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Nëse… nuk merrem me filmimet e tua.

Gazetari– O zotëri! Është media. A e kupton? Pushteti i tretë!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Zotëri, media…

Gazetari– Nga media ka ikur presidenti i Amerikës! Çfarë flisni ju?

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Edhe pastaj? Çar do me thënë?

Gazetari– T’ju vijë turp zotëri! T’ju vijë turp për këtë skandal që po bëni!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– S’është problem fare.

Gazetari– Veprime të pahijshme, e cila merr mikrofonin.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Ti je një kokrra e idiotit!

Gazetari– Dhe… unë jam një kokrra e idiotit… shumë faleminderit që ma the dhe kur ma thua ti, unë nuk e marr fare për ofendim. Kur ma thonë njerëz, që unë i vlerësoj dhe që janë të pastër…

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- se vjen e më thua mua, se vjen e më thua mua, vjen dhe merresh me begraund-in tim…

Gazetari– Po, po, background-i juaj le shumë për të dëshiruar zotëri!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Përgjigjja zyrtare!

Gazetari– Jo,jo! Absolutisht! Unë do vij herë tjetër, kur të jetë dikush tjetër në atë kolltuk. Nuk e meritoni, sinqerisht!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Faleminderit!

Gazetari– Nuk e meritoni!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Një fytyrë si ty edhe…

Gazetari– Fytyra ime është si është, e thashë nga ju nuk e marr fare për ofendim. Të ma thotë një njeri, që unë e konsideroj të pastër… Shëndet!

Video e pestë:

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Ëëë ju theksoj në shkresë: veprimet e përmbaruesve, ankimohen në gjykatë…

Gazetari– S’e kam shpik unë.

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj– Prit, prit!

Gazetari– Mos më konsumo!

Drejtuesi i Përmbarimit Piro Lutaj- Prit, se nuk të pyes ty unë, si konsumohet..! Të flas unë njëherë, pastaj fol ti! Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe personi, i cili ka pretendime për veprimet e përmbarueses! Do shkojë në gjykatë!

Gazetari– O zotëri! Ju jeni organ i varur nga Ministra e Drejtësisë..Ministria e Drejtësisë, për një precedent tjetër, për disa shkelje të përmbaruesve privatë… Ju pse e orientoni çështjen në gjykatë dhe fshihni diellin me shoshë?! /tvklan.al

 

Tags: gazetaripiro lutajSaimir Kodra

TË LIDHURA

Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale
Aktualitet

18-vjeçari aksidenton këmbësorin dhe përplas makinat e parkuara, arrestohet pas largimit

11:20 | 10/12/2025
Trafik ndërkombëtar marijuane dhe kokaine në itinerarin Mali i Zi-Turqi-vendet e BE,
Aktualitet

Trafik ndërkombëtar marijuane dhe kokaine në itinerarin Mali i Zi-Turqi-vendet e BE,

11:05 | 10/12/2025
Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore
Aktualitet

Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore

10:29 | 10/12/2025
Next Post
Rama-Stoltenberg, takim në selinë e NATO-s

Rama-Stoltenberg, takim në selinë e NATO-s

Tirana në errësirë/ OSHEE: Situata i është rikthyer normalitetit

Tirana në errësirë/ OSHEE: Situata i është rikthyer normalitetit

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Tronditet Durrësi, shpërthim eksplozivi në një lokal







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale
Aktualitet

18-vjeçari aksidenton këmbësorin dhe përplas makinat e parkuara, arrestohet pas largimit

by mirseda
11:20 | 10/12/2025
0

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, informojmë se specialistët...

Trafik ndërkombëtar marijuane dhe kokaine në itinerarin Mali i Zi-Turqi-vendet e BE,

Trafik ndërkombëtar marijuane dhe kokaine në itinerarin Mali i Zi-Turqi-vendet e BE,

11:05 | 10/12/2025
Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore

Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore

10:29 | 10/12/2025
Goditet grupi kriminal Rraja! Përfundojnë në pranga disa persona, edhe djali i ish-deputetit të PS

Goditet grupi kriminal Rraja! Përfundojnë në pranga disa persona, edhe djali i ish-deputetit të PS

09:57 | 10/12/2025
109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

09:32 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com