E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Rama-Stoltenberg, takim në selinë e NATO-s

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi sot në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE-së, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg në selinë qendrore të Aleancës.

Stoltenberg theksoi se “OSBE-ja është një forum shumë i rëndësishëm për të diskutuar rreth kontrollit të armëve, transparencës ushtarake dhe masave për të forcuar besimin” dhe se “NATO mirëpret rolin që kjo organizatë luan në Ukrainë dhe zona të tjera konflikti. Këto – tha ai – janë çështje të rëndësishme për NATO-n”, duke shtuar se si kryesues i OSBE-së, zoti Rama mund të gjejë mbështetje te Aleanca.

Kriza në Ukrainë dhe përreth saj është një ndër përparësitë e presidencës shqiptare të OSBE-së.

Në fakt vizita e parë e zotit Rama si kryesues i kësaj organizate ishte pikërisht në Kiev javën e shkuar.

Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, sekretari Stoltenberg vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe angazhimin e saj “për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor” si dhe “rolin aktiv në promovimin e politikës së derës së hapur të NATO-s”.

Stoltenberg theksoi se investimi i NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës tregon përkushtimin e NATO-s ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Në selinë e Natos zoti Rama pati dhe një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut për një shkëmbim mendimesh mbi përparësitë e Kryesisë së OSBE-së shqiptare në vitin 2020. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   "Njeriu njihet kur ceket interesi personal", Basha flet për Berishën

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...