Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Javë e mbushur me beteja politike/ Çfarë pritet të ndodhë me Britaninë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Javë e mbushur me beteja politike/ Çfarë pritet të ndodhë me Britaninë

Britania po përgatitet për një javë të mbushur me beteja politike, të cilat mund të rezultojnë vendimtare për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Ligjvënësit do të përpiqen të vendosin nën kontroll parlamentin dhe të parandalojnë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

Ka pasur protesta në mbarë vendin kundër vendimit të Kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar parlamentin. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, beteja tashmë duket se nuk është vetëm për Brexit-in, por edhe për vetë strukturën e një shoqërie dhe një vendi që dikur shikohej si një ndër demokracitë më të qëndrueshme të botës.

Londër, Mançester, Birmingam, Bristol – mijëra njerëz dolën gjatë fundjavës në rrugët e qyteteve në mbarë Britaninë për të protestuar kundër pezullimit nga qeveria të parlamentit, që do të hyjë në fuqi pas një jave. “Mendoj se është tepër, tepër e rrezikshme për Britaninë”, thotë një protestuese. Demonstratat i paraprinë javës që mendohet se do të jetë vendimtare për Brexit-in. Në njërën anë, qeveria është zotuar të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me apo pa marrëveshje. Ajo ka përballë kundërshtarët që besojnë se dalja pa marrëveshje do të jetë një katastrofë.

“Një grup deputetësh nga të gjitha partitë, ndër ta edhe zyrtarë të lartë konservatorë, do të përpiqen të mblidhen për të marrë nën kontroll zhvillimet në Dhomën e Ulët të Parlamentit, dhe të miratojnë në vazhdim një legjislacion që do të miratohej edhe nga Dhoma e Lordëve, për të përjashtuar mundësinë e një Brexit-i pa marrëveshje”, thotë Tony Travers, i Shkollës së Londrës për Ekonominë dhe Shkencat Politike.

Ata përballen megjithatë me sfida të mëdha.

“U duhet të ruajnë këtë koalicion shumë të pazakontë, me njerëz nga e majta e largët e Partisë Laburiste dhe me njerëz nga qendra e djathtë e Partisë Konservatore”, thotë zoti Travers. Kryeministri Boris Johnson thotë se bllokimi i daljes pa marrëveshje do t’u shërbente interesave të Bashkimit Evropian.

“Nëse BE-ja mendon se Brexit mund të bllokohet, atëherë nuk do të na japin marrëveshjen që kemi nevojë. Pra, kam merak se zhvillimet në parlament mund të dëmtojnë pozicionin negociues të Britanisë. Por sidoqoftë le të bëhen”, thotë Kryeministri Johnson.

Kryeministri Johnson ka kërcënuar deputetët e partisë së tij konservatore se nëse votojnë për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje, atëherë do të përjashtohen nga zgjedhjet e ardhshme, të cilat mund të ndodhin shumë shpejt, nëse opozita paraqet një mocion mosbesimi për qeverinë. “Do të duhet vetëm një grusht deputetësh konservatorë që do të vendosin për ta rrëzuar qeverinë. Megjithatë, do të ishte vërtet e paprecedent që deputetë konservatorë të votojnë kundër qeverisë së tyre”, thotë Gemma Loomes, analiste politike me Universitetin Keele. Ndërkaq, shumë raste gjyqësore janë ngritur kundër qeverisë, në përpjekje për të ndaluar pezullimin e parlamentit. Disa vendime pritet të jepen këtë javë.

Kjo rrezikon të tërheqë në fushëbetejën e Brexit-it edhe Mbretëreshën Elizabetë, e cila në cilësinë e kreut të shtetit dha miratimin për pezullimin e parlamentit. Që nga Pallati mbretëror Buckingham, deri tek gjykatat dhe qeveria, mbarë demokracia e Britanisë po testohet në kulm. Pesë ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të parë se kush do të dalë fitimtar nga kjo betejë me pasoja të mëdha. /VOA

Tags: betejebritanijavëpolitike

TË LIDHURA

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025
“Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku…”, Ambasada e SHBA ndan fotot nga takimi Trump-Begaj në Asamblenë e OKB-së
Bota

“Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku…”, Ambasada e SHBA ndan fotot nga takimi Trump-Begaj në Asamblenë e OKB-së

20:28 | 29/09/2025
Tragjedi në Gjermani! Burri vret bashkëshorten dhe fëmijët, më pas vetvritet
Bota

Tragjedi në Gjermani! Burri vret bashkëshorten dhe fëmijët, më pas vetvritet

20:23 | 29/09/2025
Next Post
Arian Galdini me parti të re, ja si quhet dhe çfarë synon

Arian Galdini me parti të re, ja si quhet dhe çfarë synon

“Nuk kam bërë pushime që nga vera e 2013”, Basha nxjerr “blof” Ramën (video)

"Nuk kam bërë pushime që nga vera e 2013", Basha nxjerr "blof" Ramën (video)

Rrufeja godet aeroplanin ku ishte Daçiç, piloti bën ulje emergjente

Rrufeja godet aeroplanin ku ishte Daçiç, piloti bën ulje emergjente

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

by mirseda
22:48 | 29/09/2025
0

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë...

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

21:58 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com