Shtatori ka sjellë në skenën politike shqiptare një parti të re, e cila quhet LRE – Lëvizja e Re. LRE vjen në skenën politike shqiptare si rezultat i transformimit të partisë së djathtë opozitare LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, e kryesuar nga pedagogu Arian Galdini.
Statusi
Të dashur miq të LRE,
Ne jemi LRE – Lëvizja e Re.
Shtatorin e pritëm e na gjeti në veprim.
Lëvizja e Re e nisi udhëtimin e ngritjes dhe lidhjes së besëlidhjes së të mirëve, papërlyerve dhe të merituarve nga Dibra.
Nuk ka më pushim për ne.
Nuk kam më ndalje për ne.
Nuk ka më kufizime e kohë për të humbur.
I kemi hyrë kësaj sfide pa para, pa media, pa salltanete, pa tam-tame, pa porosi, po shefa e komandantë, pa çifligarë, pa të korruptuar, pa pasunarë të paligjshëm e pa cuba, pa të fortë, pa horra e gango.
I kemi hyrë si qytetarë të thjeshtë, me qytetarë të thjeshtë.
Kemi ndjerë nevojën për të bashkuar të mirët dhe të merituarit, si përgjigja më e mirë dhe alternativa më e drejtë kundër kulturës së partive dhe politikanëve si banda dhe plaçkaxhinj.
Kush e ndjen si ne nevojën që të sakrifikojë si ne, me ne për një Shqipëri të qytetarëve dhe për një politikë të qytetarëve e me fytyrën e qytetarëve, e ftojmë të na bashkohet.
Pa droje. Pa frike. Pa ngurrim.
Nuk po ftojmë askënd për të bërë punë të këqija.
Po ftojmë gjithkënd për sakrifica e për të thyer turinjtë e dështuar duke u përballur me plaçkaxhinjtë dhe keqbërësit e Shqipërisë.
Po.
Ju ftojmë të na bashkoheni që të ose së bashku të dështojmë ne por pa i bërë dëm Shqipërisë, ose t’ia dalim mbanë ne duke bërë histori për Shqipërinë, e duke transformuar pozitivisht Shqipërinë.
Koha po na thërret në Arenë.
Shqipëria ka nevojë për ne dhe sakrificat tona.
Do t’ia dalim.
LRE – Lëvizja e Re
LRE – Lëvizja e Re, nuk ka humbur aspak kohë, por ka ardhur në skenën politike shqiptare e qartë dhe e vendosur, duke ia nisur sfidës së saj politike nga Dibra.
Statusi
Faleminderit Dibra.
Faleminderit të gjithë ekipit të LRE në Dibër.
Ju përulem me mirënjohje e respekt të gjithëve.
Ju përqafoj dhe ju dua fort.
Ju jeni eshkëndezësit.
Sapo keni ndezur një zjarr idealizmi dhe besimi që do të përcillet në çdo fshat, lagje e qytet të Shqipërisë.
Faleminderit me shpirt.
Kryetari i LRE, pedagogu Arian Galdini dhe drejtues të tjerë të Lëvizjes së Re kanë zhvilluar takime me strukturat e LRE në qytetin e Dibrës dhe në çdo njësi administrative atje.