Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu u zhvendos në Sarajevë, ku nisi punën rreth 3 muaj më parë si Sekretare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Përmes postimeve në rrjetin e saj social, shprehej se ndihej e nderuar për këtë punë, por edhe ishte e mallëngjyer sepse do i mungonin miqtë dhe të afërmit.
Bregu është fotografuar pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, ku shfaqet sportive dhe larg kostumit të politikës.