Një burrë i veshur si “Joker”, ka goditur me thikë disa udhëtarë përpara se t’i vendoste flakën një treni në Tokio. Sulmuesi i veshur me një këmishë jeshile, kostum blu dhe pallto ngjyrë vjollcë si personazhi i librit komik Batman – la një burrë në gjendje kritike pas goditjes së tmerrshme me thikë brenda trenit Keio, pranë stacionit Kokuryo.
Të paktën 16 të tjerë u plagosën në këtë incident. Pas goditjeve me thikë, dëshmitarët pretendojnë se burri më pas spërkati trenin, përpara se t’i vinte flakën.
京王線火災で逃げる人々 pic.twitter.com/ZfN1pD0C2V
— しずくβ (@siz33) October 31, 2021
Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë pasagjerët që vrapojnë nga vendi i ngjarjes, dhe disa që tentojnë të ngjiten nëpër dritare në një përpjekje për të shpëtuar.
Sulmuesi i dyshuar është arrestuar në vend, ka konfirmuar policia. Pamjet e shpërndara në mediat sociale, tregojnë njerëzit që ikin nga një vagon treni teksa një flakë ndizet.
Një tjetër tregon pasagjerët që përpiqen me dëshpërim të shtyhen nga dritaret e trenit, dhe mbi platformën ku kishte bërë një ndalesë emergjente.
“Mendova se ishte një marifet për Halloween”, tha një dëshmitar për gazetën Yomiuri, duke kujtuar momentin kur pa pasagjerë të tjerë që vraponin në panik drejt vagonit të tij të trenit. “Pastaj, pashë një burrë që ecte në këtë rrugë, duke tundur ngadalë një thikë të gjatë. Në thikë kishte gjak”, tha ai.
Një video tjetër në Twitter tregonte një burrë me syze, me një kostum vjollcë dhe këmishë të gjelbër të ndezur, siç e kishte veshur Joker, i ulur në një tren të zbrazët duke thithur një cigare, këmbët e tij të kryqëzuara dhe dukej i qetë. Ai mund të shihet nga dritarja duke qenë i rrethuar nga forcat e rendit. Mediat lokale raportojnë se i dyshuari u tha autoriteteve se “dëshironte të vriste njerëz, në mënyrë që të dënohej me vdekje”. Sulmi ndodhi në linjën ekspres Keio me destinacion Shinjuku, stacioni hekurudhor më i ngarkuar në botë, rreth orës 20:00, raportojnë mediat. Shërbimi i pjesshëm në linjën Keio mbeti i pezulluar vonë të dielën, kur votuesit japonezë shkuan në kutitë e votimit në zgjedhjet e dhomës së ulët.
Burimi i lajmit: standard. Përshtatur nga Tirana Today