E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Modelja ndihmon të ëmën për t’u arratisur nga burgu, duke shpërqëndruar rojen

Një modele në Instagram ka ndihmuar nënën e saj të shpëtojë nga burgu, duke shpërqëndruar rojen e sigurisë. Influencuesja kolumbiane Aída Victoria Merlano, 21 vjeç, thuhet se ishte në gjendje të ekzekutonte planin e saj të guximshëm, për të nxjerrë nënën e saj nga burgu, duke përdorur një litar të fshehur dhe një biçikletë.

Gjatë një gjyqi këtë javë, prokurorët dëgjuan se modelja ndihmoi ish-politikanen Aída Merlano Rebolledo të arratisej nga një burg në Bogota. duke u ngjitur nga dritarja e katit të tretë të një dentisti, dhe duke përdorur një litar për të arritur në tokë, raportoi ‘Vice’.

Senatori Rebolledo, asokohe 38 vjeç, u burgos në vitin 2019 pasi u dënua për ‘mashtrim votuesish’, ‘korrupsion’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Ajo u dënua me 15 vjet pas hekurave brenda gjashtë muajve nga fitorja e saj në zgjedhje, dhe u arratis vetëm dy javë më pas.

Vajza e saj 21-vjeçare u akuzua në atë kohë, por ka mbetur e lirë me kusht dhe shpesh ndan foto të saj me 2.5 milionë ndjekësit e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AIDA VICTORIA (@aidavictoriam)

Mundësia për t’u arratisur lindi kur Rebolledo-s iu dha leja e burgut për të marrë pjesë në një takim me dentistin.

Por ndërsa ajo shoqërohej nga një roje burgu dhe një shofer në zyrën e dentistit që ndodhej jashtë burgut, ajo u lejua të hynte e vetme.

Provat e gjykimit treguan se ajo u la më vonë vetëm në dhomën e ekzaminimit. Ishte gjatë këtij momenti që ajo filloi një plan të guximshëm arratisjeje të paracaktuar, ndërsa vajza e saj po bisedonte me rojen e sigurisë, në një përpjekje për ta shpërqendruar atë.

Pamjet nga ‘El Tiempo’ tregojnë momentin kur ajo ishte në gjendje të zbriste nga dritarja, duke përdorur një kordon të kuq, përpara se të binte në tokë. Ajo më pas vazhdon të kërcejë në anën e pasme të një biçiklete, e cila dyshohet se drejtohej nga një burrë që paraqitet si shofer transporti dhe ikën nga vendi i ngjarjes.

Teksa lajmi për arratisjen e saj u bë kryefjalë, Merlano përfitoi nga situata. Pothuajse një muaj më vonë, ajo u shfaq në kopertinën e një reviste duke pozuar e zhveshur në pranga me titullin “Rrëfen vajza e kongresmenes së arratisur”.

Rebolledo u kap në Venezuelë disa muaj më vonë, në janar 2020. Autoritetet që dyshonin se vajza e saj dhe dentisti, Javier Cely Barajas, ishin bashkëpunëtorë, i akuzuan zyrtarisht muajin e ardhshëm.

Dyshja janë deklaruar të pafajshëm gjatë gjyqit këtë javë, por ata do përballen me vite burg nëse shpallen fajtorë.

Modelja tha në një video në Instagram: “Pavarësisht se zgjohem çdo ditë duke e ditur se mund të shkoj në burg për 21 vite, jam e lumtur sepse kam bindjen se lumturia është një vendim që merr çdo ditë. Ji i lumtur sot, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër”.

Burimi i lajmit: news.com.au. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...