Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Jam një socialiste demokrate”, Kryemadhi kërkon ringritjen e një të majte të shëndetshme

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kryemadhi: Sistemi politik ka rënë! Dalja nga kriza, vetëm me zgjedhje të lira (video)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në 15-vjetorin e LSI-së foli  rreth ringritjes së një të majte të shëndetshme në pushtet, pasi sipas saj, pa një të tillë Shqipëria nuk ka shans të dalë nga humnera.

“Unë nuk ngurroj të them që kemi dhe ne përgjegjësinë tonë, pavarësisht nga disa iniciativa të mira që jemi munduar të imponojmë, pasi nuk kemi mundur t’i përfaqësojmë ata siç duhet.
Por më 30 qershor shumica e shqiptarëve 85% na dhanë përfaqësimin e tyre. Sepse bojkoti masiv për të votuar si në komunizmin famëkeq, ka rritur tashmë përgjegjësinë e opozitës shqiptare që të gjejë mekanizmat më të mirë për të përfaqësuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Atë shumicë që me bojkotin e saj i tha ‘jo’ regjimit kriminal dhe oligarkik të Edi Ramës. Ne si opozitë e bashkuar ndoshta kemi bërë aq sa kemi mundur për të denoncuar këtë regjim. Por edhe unë ashtu si ju, jam e bindur se kjo nuk mjafton”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi kërkoi rindërtimin e një të majte të vërtetë, detyrë në të cilën sipas saj, LSI do të marrë përgjegjësinë për ta çliruar të majtën nga thundra e krimit

“Në kohën kur organizata kriminale dhe oligarkike me emrin Rilindje, ka shkatërruar me plan te mirëfilltë të majtën gjenuine shqiptare me qëllim kryesisht zaptimin dhe futjen në kthetrat e saj të ekonomisë shqiptare dhe kur fatkeqësisht me ane te koncesioneve dhe PPP-ve, kryeministri ynë e ka tenderuar dhe burgosur të ardhmen tonë ekonomike dhe për 15 apo 20 vitet e ardhshme. Në këto kushte ne na duhet të mendojmë për një zgjidhje afatgjatë dhe jo thjesht për të nesërmen.
Unë në formimin tim politik jam një ‘socialiste demokrate’, siç ka plot të tillë edhe ndër ju në sallë e kudo në Shqipëri, edhe pse të braktisur e të zhgënjyer në aspiratën e tyre prej fenomenit abuziv me etiketën ‘Rilindje’.

Si socialiste demokrate, unë jam e bindur se drama e pabarazisë në Shqipëri, as nuk mjekohet, madje as nuk zgjidhet, pa rivendosjen e së majtës së vërtetë në shinat e vlerave dhe demokracisë dhe integrimit, të solidaritetit dhe humanizmit.
Kushtet në të cilat ndodhemi na e ngarkojnë ne këtë përgjegjësi historike. LSI duhet të çlirojë të majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik. Për të cilin do të na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia nesër”, theksoi ajo.

Sipas saj, sa më shpejt të ringrihet e majta e munguar dhe e pushtuar, aq më të pakta do t’i ketë ditët ky regjim antipopullor, dhe shumë tepër shpresë do të ketë për të ardhmen.

“Shumë herë ideologjitë përdoren për t’u marrë votën qytetarëve. Bota ka plot shembuj të tillë, edhe Shqipëria ka mjaftueshëm raste të tilla. Por unë prapë e them me bindje se pa një të majtë të shëndetshme Shqipëria nuk ka as shansin më të vogël të dalë nga kjo humnerë ku e ka çuar grabitja që thellon përditë pabarazinë.
Sa më shpejtë të ringrihet e majta e shëndetshme dhe atdhetare, aq më e fortë do ndjehet dhe e djathta patriotike shqiptare dhe aq me organik, dhe më i dobishëm do jete partneriteti dhe bashkëpunimi opozitar si mision për të bërë punë më të mira për Shqipërinë. Për të përfaqësuar numrin e madh të pensionistëve që fatkeqësisht po rritet me shpejtësi galopante, për të ndalur largimin masiv të rinisë dhe intelektualëve shqiptarë”, deklaroi Kryemadhi.

Tags: 15 vjetorie majtalsiMonika Kryemadhi

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
“Nuk është hera e parë që e bën”/ Shalsi për opozitën: Nuk duan çeljen e negociatave!

“Nuk është hera e parë që e bën”/ Shalsi për opozitën: Nuk duan çeljen e negociatave!

Bien çmimet e mallrave të importit, duhani dhe veshjet bëhen më të lira

Bien çmimet e mallrave të importit, duhani dhe veshjet bëhen më të lira

Sherr mes 2 grupeve në Dibër, 6 persona në gjendje të rëndë

E rëndë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 55-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com