E hënë, 21 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Bien çmimet e mallrave të importit, duhani dhe veshjet bëhen më të lira

Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e dytë 2019, shënoi ulje me 0,8 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 dhe ulje me 0,6 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industria përpunuese”, e cila zë peshën më të madhe në vlerën e importeve, kanë shënuar ulje me 1,2 %. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 8,0 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i tekstileve” me 6,6 %, “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p,k,t” me 3,5 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” kanë shënuar rritje me 5,4 %, pasuar nga grupi “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 4,7 %.

Indeksi i Çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2019 shënoi ulje me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019. indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, e cila zë peshën më të madhe në vlerën e importeve, ka shënuar ulje me 0,2 %.

Indeksi  i çmimeve të importit mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për tu shitur në tregun vendas.

Dy vitet e fundit çmimet e mallrave të importit në tregun vendas kanë rënë për dy arsye. E para dhe më e rëndësishmja lidhet me mbiçmimin e monedhës vendase lekut ndaj euros. Shqipëria është importues netos i mallrave të konsumit, ndaj dhe rënia e euros i ka bërë më të lira mallrat e importit në tregun vendas.

Arsyeja tjetër lidhjet me koniunkturën e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ulja e çmimeve për artikuj të tillë si cigaret dhe veshjet reflektohen edhe në tregun vendas.

Çmimet e importit janë një përbërës i rëndësishëm i inflacionit në vend./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Mashtronin me letra dhe u merrnin lekë turistëve, 3 në pranga

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kanë mashtruar përmes letrave turistët dhe u merrnin paratë. Blutë e Durrësit kapën...

Aktori i “Portokalli”-së do të martohet së shpejti

Rezart Veleshnja do të martohet së shpejti. Një ndër aktorët më të njohur të humorit, Rezart Veleshnja, ka zbuluar se ai është në një...

Tritol në mobilierinë e biznesmenit, detajet nga policia

Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në një mobilieri në aksin rrugor Lezhë-Milot. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur...

Zgjedhjet rajonale në Francë, test i rëndësishëm

Trendet politike të votimit në Francë janë gjithmonë të rëndësishme edhe për vendet fqinje. Në Francë u zhvilluan zgjedhjet rajonale, konservatorët dalin forca kryesore,...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit, titujt kryesorë 1-Krerët e UÇK-së nuk ndahen, do të gjykohen të gjithë së bashku në...