Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj, ka zbuluar shumë të pathëna për jetën e saj private.
Ajo është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave rozë, për shkak të ndarjes nga bashkëshorti dhe bërjes publike të lidhjes së re me ish-deputetin, Mark Frrokun.
Rudina pranoi se e dashuron partnerin e saj, dhe rrëfeu se kanë ndërmend të martohen në të ardhmen.
Çfarë të pëlqen te Marku?
“Jemi duke shijuar dashurinë dhe sigurisht që do të martohemi. Marku është verior dhe te ai kam gjetur të gjitha vetitë e burrit që ka babi im. Më pëlqen totalisht çfarë të them unë, jam kokë e këmbë. Patjetër që do të martohemi”, tha ajo teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’.
Do ti bësh motër ose vëlla Viktorias?
“Po, do ta kryejmë edhe këtë punë”, u shpreh ajo.