Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Jam i 99-ave”/ Çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’ për mësuesin 63-vjeçar

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Jam i 99-ave”/ Çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’ për mësuesin 63-vjeçar

Policia e Fierit ndaloi të mërkurën një mësues të Shkollës së Mesme Artistike “Jakov Xoxa”, nën dyshimet e kryerjes së veprës penale të ngacmimit seksual. Agron Bego, 63 vjeç, u ndalua pas shfaqjes së pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, të televizionit kombëtar “Klan”, ku ai duket se ngacmonte seksualisht në mënyrë verbale një nxënëse, në mjediset e brendshme të shkollës.

Pamjet filmike të transmetuara nga emisioni investigativ, duket se paraqesin mësuesin tek bën provokime verbale seksuale ndaj nxënëses, dhe i ofron ndihmë për heqjen e mungesave në këmbim të intimitetit.

Sipas organizatave që mbrojnë fëmijët, rastet e ngacmimit seksual në shkolla vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese në Shqipëri. Ato dalin në pah pas denoncimeve që bëjnë vetë prindërit, ose nga emisionet investigative.

Në fillim të muajit shkurt, Gjykata e Durrësit dënoi me burgim që varionte nga 3 deri në 6 vite, 7 adoleshentë të cilët u akuzuan një vit më parë për përdhunimin e një 13-vjeçareje në Kavajë, ngjarje që ngjalli reagime të forta në opinionin publik në Shqipëri.

Fundvitin e shkuar, Gjykata e Gjirokastrës dënoi me tre vjet e gjysmë burg një mësues, i cili u gjet fajtor për veprën penale “ngacmim seksual” të një nxënëseje në një shkollë në një zonë rurale të Delvinës.

Po në Gjykatën e Gjirokastrës, po zhvillohet një tjetër proces gjyqësor në ngarkim të një mësuesi në Tepelenë, i cili akuzohet për “vepra të turpshme me të mitur”. /VOA

 

Tags: Agron BegoJakov XoxaNxënësjaProfesorizhigolo

TË LIDHURA

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët
Aktualitet

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

08:14 | 04/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Next Post
E vërteta e hidhur për qeverinë, që tha ministri i Jashtëm turk

E vërteta e hidhur për qeverinë, që tha ministri i Jashtëm turk

Vetëm pak orë para koncertit, Artiola Toska humb personin e dashur

Vetëm pak orë para koncertit, Artiola Toska humb personin e dashur

Goditja e fortë nga SPAK dhe Antimafia italiane, sekuestrohet prona e mafiozit

Goditja e fortë nga SPAK dhe Antimafia italiane, sekuestrohet prona e mafiozit







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët
Aktualitet

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

by mirseda
08:14 | 04/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës. Sipas...

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026
Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com