E mërkurë, 23 Shtator, 2020
24 C
Tirana

E vërteta e hidhur për qeverinë, që tha ministri i Jashtëm turk

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Bilanci/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë humbur...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu deklaroi në Tiranë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa” ndaj lëvizjes guleniste, një deklaratë që duket se bie ndesh me qëndrimet publike të qeverisë shqiptare në lidhje me respektimin e të drejtave themelore të njeriut në rastet e disidentëve politikë.

Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETO-t. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt.

FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë.

Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati.

Cavusoglu nuk shpjegoi se çfarë hapash ka ndërmarrë qeveria shqiptare kundër lëvizjes Guleniste, por deklarata e tij duket se bie ndesh me qëndrimin e mëparshëm të qeverisë sonë, e cila në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se do të respektojë detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë në trajtimin e personave të persekutuar politikisht.

Lexo edhe :   “I thashë prit se është radha ime”, Almeda Abazi flet për shtatzëninë e të ëmës

Endri Fuga, zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama, refuzoi të japë komente mbi deklaratën e Cavusoglu.

Lexo edhe :   Media franceze: Shqipëria, vend i zhytur në krim dhe korrupsion

“Unë besoj se këtë pyetje mund t’ia drejtoni Ministrit turk”, tha Fuga pyetur nëse qeveria shqiptare kishte “ndërmarrë hapa” siç tha Cavuslogu e nëse po, çfarë ishin këto hapa.

“Qëndrimi zyrtar shqiptar sa i takon kësaj çështjeje është publik,” shtoi ai.

Më 1 janar 2020, mësuesi turk Harun Çelik, 42 vjeç, u rrëmbye në Tiranë për t’u hipur në një avion Air Albania me destinacion Stambollin, në atë që qeveria shqiptare e përkufizoi si dëbim të thjeshtë të një personi të arrestuar në Shqipëri dhe të dënuar për përdorim dokumentesh të falsifikuara.

Zëdhënësi i kryeministrit i tha BIRN në atë kohë se përzënia e tij lidhej me një procedurë policore, ndërsa mohoi që Shqipëria të ketë ndryshuar politikë në drejtim të respektimit të konventës së Këshillit të Europës mbi ekstradimin.

Por anëtarë të lëvizjes Gulen dhe aktivistë të të drejtave të njeriut vunë në dukje se në fakt, Çelik u rrëmbye në Tiranë dhe u dërgua në Turqi ku u arrestua si anëtar i kësaj lëvizjeje dhe se autoritetet policore shqiptare mohuan atij të drejtën për të kërkuar azil dhe për të gëzuar mbrojtje nga persekutimi politik.

Deri më sot autoritetet shqiptare nuk kanë hapur hetim mbi procedurën e ndjekur për “përzënien e tij”.

Një investigim i BIRN zbuloi se Çelik bërtiti në mënyrë të dëshpëruar “Azil-azil”, thirrje që u injoruan nga policia shqiptare. /BIRN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi i fundit/ Kush e ka kaluar këtë sëmundje nuk rrezikohet nga C*vid-19

Universiteti i Karolinës ka dalë në përfundimin se të mbijetuarit e etheve tropikale, rrezikohen shumë pak prej koronavirusit. Sipas këtij studimi, antitrupat që krijohen pas...

Ministrja Denaj zbulon sa do jetë paga e mjekëve

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, është shprehur se me rishikimin e buxhetit do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët. Në një...

Procesi “Hajdari” ka nevojë të rigjykohet bazuar mbi motivin e vrasjes

Nga Mero Baze Ka një ngazëllim pa kuptim, lidhur me lajmin se Prokuroria ka vendosur të thërrasë si dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, Sali...

Rritja e pagave të mjekëve e infermierëve, Denaj tregon se kur do të kalojë vendimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ka deklaruar se rritja e pagës së mjekëve dhe infermierëve do të bëhet në masën 40%. E ftuar...

Iu sekuestrua makina e blinduar, reagon ish-drejtori i Policisë së Elbasanit

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni, ka reaguar pas shoqërimit të djeshëm në Polici dhe sekuestrimit të makinës së blinduar. Në një prononcim për...