Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Jala, “streha” e fundit e LSI-së

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
”U konfliktuam”/ Kryemadhi: E bllokova Metën në telefon, Basha na pajtoi

Nga: Artur Ajazi

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka hapur sërish pas një periudhe pushimi, kampin e saj për “të rinjtë e së ardhmes” në Jalë. Duket sikur Jala, mbetet “streha” e fundit e lësëistëve, e atyre që pasi humbën terren në politikë duke parë me sytë e tyre rrënimin e një partie biznesi, i rikthehen buzëplasur kampingut të rinisë. Kujt rinie, sepse me sa di unë, nuk ka mbetur këmbë anëtari pothuajse në gjithë vendit tek ajo parti, sidomos pas 25 Prillit 2021. Por pavarsisht disfatave dhe bllofeve, nga aleanca me Partinë Demokratike, tek fushata më skandaloze elektorale, nga humbja e parashikuar tek përpjekja e dështuar e Monikës dhe Ilirit për të “ringritur zemrat e thyera”, duket se Jala mbetet oazi i fundit. Mbetet si një pikëtakimi mes atyre që kanë mbetur akoma në LSI-në e Ilirit (nga më të paguarit dhe jo më të besuarit), dhe ndonjë grupimi të “rinjsh” që nuk kanë ç’të humbasin tjetër, veç disa ditëve të gëzueshme pushimi në Jug.

Afrimi i Shtatorit dhe hapjes së Parlamentit të ri, do ta shpjerë partinë e Ilirit në kufinjtë e shpërbërjes. Lulzim Basha nuk ka ndërmënd të “fjaloset” asnjë minutë të vetme me Monikën në sallën e ligjvënësve, dhe as nuk kërkon mbështetje opozitare nga 4 deputetët e saj. lSI-ja mbetet pas 25 Prillit 2021 partia e mbetur rrugëve, pasi gjithë dyert  u janë mbyllur si brënda dhe jashtë vendit. Siç u krijua qysh ditën e parë, ashtu edhe tani, LSI-ja mbijeton falë financave me të cilat josh dhe afron të vjetrit dhe të rinjtë e saj. Zoti Vasili u kujtoi të “rinjve” të asaj partie në Jalë se “duhet të karikohemi për muajt që na presin, për të bërë opozitë ndaj kësaj qeverie ashtu siç e kemi bërë prej 2008”. Natyrisht që kjo është gjuha që duhet përdorur pas dështimeve, pas largimeve dhe rrënimit që ajo parti pësoi sidomos pas afrimeve dhe largimeve të shpeshta me pushtetin. Por cilën të ardhme premton Monika për të rinjtë, kur në tapetin politiko-elektoral ajo parti thuajse u shua fare? Cilën opozitë kërkon të premtojë dhe të bëjë Monika në Parlament, kur dihet qysh tani se, për 4 deputetët e saj nuk ka nevojë më as Lulzim Basha?

Cilën të ardhme kërkojnë Monika dhe Vasili të marrin në dorë, kur partia ka vajtur në derexhenë e fundit? Por Jala patjetër duhej bërë, patjetër Jala duhej të mbushej edhe këtë vit me “të rinjtë e së ardhmes”, ku me bindje të plotë e them se, 90 per qind e tyre kanë votuar në 25 Prill Edi Ramën.

Dorëheqja, apo dhe largimi nga Presidenca, pas skandaleve  të gjuhës politike (duke mos përmendur ato korruptive)  do të ishte “kapak floriri” për Ilir Metën. Ndoshta marrja me partinë, shkrirja dhe rithemelimi i saj nga e para, duhej të ishin eglendisjet e tij, pas shfaqjeve skandaloze që bëri para dhe pas 25 Prillit para shqiptarëve. Megjithatë, Jala mbetet “streha dhe dashuria” e fundit e LSI-së, si një nostalgji e ditëve të dikurshme të  pushtetit, prej të cilit abuzuan dhe fituan shumë para, me të cilat po mundohen të mbajnë me paterica partinë e tyre Iliri dhe Monika.

Tags: Artur AjaziJalelsiMonika Kryemadhi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post

Shefi i CIA-s mban takim sekret me udhëheqësin taleban

Pesë enigmat e mëdha shqiptare të vitit politik 2021

“Trekëndëshi i Bermudës” së sezonit të ri politik

Temperatura të larta por dhe reshje shiu, si do të jetë moti nesër







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Gogu pret raportuesit e KiE-së, në fokus reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Gogu pret raportuesit e KiE-së, në fokus reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

by mirseda
11:30 | 01/04/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi dje një takim me raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...

Tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinj në Pogradec

Tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinj në Pogradec

11:17 | 01/04/2026
SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, data kur do të shqyrtohet çështja

SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, data kur do të shqyrtohet çështja

11:08 | 01/04/2026
Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

10:54 | 01/04/2026
Sot gjyqi i themelit për Veliajn, Braçe nga GJKKO: Nuk komentoj prokurorët as gjyqtarët, por…

Sot gjyqi i themelit për Veliajn, Braçe nga GJKKO: Nuk komentoj prokurorët as gjyqtarët, por…

10:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com