Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ja si pasuria miliona euroshe, transaksionet në Angli, zhdukja e floririt dhe afera e CEZ pritet të fundosin Metën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Për thirrjen e “sinqeritë” të Ilir Metës për dialog!

Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet që të mos tolerojë askënd. Pas tre vitesh pritje, në shtator ajo do të jetë gati dhe shumë emrave të njohur në politikë kanë filluar t’u dridhen këmbët. I pari që e ka ekspozuar veten është padyshim presidenti Ilir Meta. Në radhët e politikanëve ka shumë që nuk e duan reformën në drejtësi, por të vetmit që e sulmojnë procesin janë 2 emra: Ilir Meta dhe Sali Berisha. Që të dy janë emrat më të përfolur se do të jenë subjekt i SPAK. Por teksa Berisha ka 6 vite larg pushtetit, Meta është ende president dhe sigurisht që është më i rrezikuari. Normalisht shtrohet pyetja se çfarë mund të fundosë presidentin? Gazeta ka bërë një sërë hulumtimesh dhe rezulton se presidenti ka shumë çështje që mund ta rrëzojnë. E para është pasuria. Meta ka qëndruar shumë pak kryeministër dhe pastaj ka mbajtur poste ministri e kryetar Parlamenti. Por krahasuar me ish-ministrat e tij, gëzon një pasuri tepër të lartë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të pasurisë së tij që në vitin 2003 e deri më sot. Deklarimi i pasurisë nisi në vitin 2003 dhe nuk dihet më parë se çfarë ka pasur Meta. Por mjaftojnë këto deklarata që të shohësh sesi pasuria e Metës dhe e Monika kryemadhit ka shkuar deri në 1 milion euro. Nëse bëjmë një krahasim me procesin e Vettingut, dhjetëra gjyqtarë e prokurorë u penalizuan pikërisht sepse nuk justifikojnë pasurinë.

Pasuria

Por si kanë ndryshuar të ardhurat e presidentit aktual? Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në vitin 2003 apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI. Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Por në vitin 2010 dhe për koicidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë bankare 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje kesh. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si Sekretare Organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.. Në vitin 2013 zonja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamente banimi me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons sh.p.k., për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shitur plot 8 apartamente dhe prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro.

Transaksionet në Londër

Një tjetër detaj që bie në sy në pasurinë e presidentit janë transaksionet që janë bërë në Londër për të mbuluar pagesat e shkollimit për fëmijët. Të tre fëmijët shkollohen në Britaninë e Madhe. Të gjithë e marrin me mend koston e jetesës atje. Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën. Pra, presidenti dhe bashkëshortja e tij gjithmonë kanë qenë rrogëtarë shteti, si u bë kjo pasuri? Sa u takon apartamenteve, vetë Kryemadhi ka deklaruar se ja dha lejen Rama. Pyetja që shtrohet është, si u ndërtua ky pallat? Nga erdhën financat dhe si u lidh pakti me kompaninë në fjalë? Pra të gjitha këto duhet të jenë subjekt verifikimi.

Dosja CEZ

Një tjetër çështje e nxehtë që mund të fundosë presidentin është afera CEZ-DIA. Është përfolur gjatë emri i kreut të shtetit në këtë mes dhe i vetmi që pati guxim ishte juristi Romeo Kara. Ai ka bërë një padi në prokurori dhe çështja është në hetim. E bukura është se dosja ndodhet te Krimet e Rënda dhe sipas ligjit, ajo do transferohet te SPAK. Nëse prokurorët kanë vullnet, do i hapin shumë telashe presidentit.

Blloku 700 mijë eurosh dhe floriri

Një tjetër çështje e freskët është ajo e videos Meta-Prifti. Edhe pse përmes një pakti të fshehtë Meta e amnistoi veten nga rigjykimi. Në kuadër të reformës në drejtësi u bënë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke vendosur që një çështje e gjykuar të mos rihapet më. Por nëse prokuroria ka vullnet, mund ta fundosë presidentin. Në video ai akuzohej se kishte marrë ryshfet për tenderin e një hidrocentrali. Mjafton të nisin hetimet për tenderin në fjalë dhe zbulohet gjithçka. Ndërkohë, një çështje e hapur është dhe zhdukja e floririt në Krrabë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, askush nuk është ndëshkuar. Sipas ligjit, SPAK ka të drejtë të hapë dosjet që janë mbyllur që më 1991. Nëse analizojmë krerët e politikës, duket se presidenti është më i rrezikuari./Gazeta SOT

 

 

Tags: dosjaMetapasuria

TË LIDHURA

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij
Aktualitet

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”
Aktualitet

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Next Post
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Greqinë

“Nuk ka fjalë për dhimbjen”, familjarët njoftojnë vdekjen e aktorit të njohur (foto)

"Nuk ka fjalë për dhimbjen", familjarët njoftojnë vdekjen e aktorit të njohur (foto)

Çifti shqiptar i këngëtarëve s’ka në plan të martohet

Çifti shqiptar i këngëtarëve s’ka në plan të martohet







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

by mirseda
14:09 | 14/04/2026
0

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka nisur bllokimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të...

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

13:43 | 14/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com