Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ja si parashikohet të jetë ‘‘Jugosllavia e Re’’

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ja si parashikohet të jetë ‘‘Jugosllavia e Re’’

Samiti i Triestes i mbajtur më 12 korrik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, prodhoi ndër të tjera edhe Zonën Ekonomike Rajonale. Ajo u cilësua si ‘‘Jugosllavia e Re’’ duke parë dominimin e projekteve të prezantuara dhe të fituara nga ana e Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë në këtë samit.

Megjithatë, sipas përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, në Ballkanin Perëndimor synohet të krijohet një zonë ekonomike ku mallrat, shërbimet, investimet dhe punëtorët e kualifikuar mund të lëvizin të lirë.

E gjithë kjo, synon afrimin e 20 milionë konsumatorëve dhe krijimin e marrëdhënieve përtej kufijve, gjë e cila parashikon të nxisë rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, duke përfituar edhe nga marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian.

Sipas Komisionit Evropian, kjo është një strategji e vetë Bashkimit Evropian për të ruajtur ndikimin e tij në Ballkan, duke pasur parasysh mundësitë e ngrirjes së procesit të zgjerimit të unionit dhe shtrirjen e influencës ruse në këtë rajon.

Ajo që u evidentua pas Samitit të Triestes lidhet me faktin që Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina dominuan me projektet e tyre dhe do jenë përfitueset më të mëdha nga Bashkimi Evropian.  Ndërsa Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt dhe për rrjedhojë nuk fitoi asnjë të tillë.

Në këtë mënyrë, ajo që do të udhëheqë Zonën Ekonomike Rajonale do të jetë Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, përmes përfitimit në realizimin e  këtyre projekteve, që përfshijnë kryesisht fushën e transportit dhe energjetikës.  Kjo ka prodhuar edhe togfjalëshin ‘‘Jugosllavia e Re’’.

Megjithatë, sesi do të jetë konkretisht Zona Ekonomike Rajonale këtë e shpjegon vetë Komisioni Evropian, i cili u jep përgjigje disa pyetjeve themelore.

Cilat janë synimet e Zonës Rajonale Ekonomike?

Zona Rajonale Ekonomike e Ballkanit Perëndimor synon të krijojë një zonë ku mallrat, shërbimet, investimet dhe punëtorët e kualifikuar mund të lëvizin të lirë. Kjo do të rrisë tregun për t’u mundësuar investitorëve potencialë të investojnë në rajon: Qasja e 20 milionë konsumatorëve dhe mundësia për të krijuar marrëdhënie me vlera përtej kufijve do të nxisë rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, duke përfituar edhe nga marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian.

Cili është qëndrimi i Komisionit Evropian në lidhje me Zonën Rajonale Ekonomike të Ballkanit Perëndimor? Është propozim i Komisionit?

Komisioni Evropian po i përgjigjet thirrjes së Rajonit, për zgjerimin e bashkëpunimit në mënyrë që të nxitet rritja ekonomike dhe të krijohen më shumë vende pune. Për vite me radhë Komisioni ka propozuar zhvillimin e “lidhjeve” të transportit dhe sistemeve energjetike, si një mënyrë për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Si rrjedhim, Komisioni mbështet plotësisht ambiciet e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për integrimin ekonomik rajonal dhe është i prirur të japë mbështetjen e tij politike, teknike dhe financiare. Por, do palëve iu duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përshpejtuar integrimin ekonomik dhe rajonal.

A po zëvendëson Zona Rajonale Ekonomike anëtarësimin në BE, apo do të zëvendësojë procesin e zgjerimit të anëtarëve?

Jo, nuk është një alternativë e integrimit në BE. Përkundrazi, zhvillimi i integrimit ekonomik të rajonit duhet të bazohet në rregullat dhe parimet e BE-së. Një qasje e tillë do të sigurojë integrimin në rajon dhe rrjedhimisht në Bashkimin Evropian. Në këtë formë, ky organizim do të jetë themeli për përgatitjen dhe pranimin në union.

Si do të zbatohet?

Koncepti do të zbatohet në kuadër të një plan-veprimi që u miratua nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Triestes më 12 korrik 2017. Plan-veprimi do të përfshijë katër dimensione: tregtinë, investimet, lëvizjen e lirë dhe tregun digjital.

Në tregti, palët ranë dakord të mobilizohen për të zbatuar protokollet shtesë të CEFTA-s mbi lehtësimin e tregtisë, për të miratuar protokollin shtesë mbi tregtinë e shërbimeve dhe për të filluar pa vonesë zbatimin e tij (në veçanti për shërbimet kryesore si financimi, sigurimet dhe transporti), dhe për të nisur negociatat për një protokoll të ri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gjithashtu, janë përfshirë dispozitat për tarifat “e-Commerce” dhe tarifat e jashtme.

Në fushën e investimeve, palët ranë dakord të krijojnë një agjendë rajonale investimesh, e cila do të përfshijë shkëmbim informacionesh dhe praktika për politikat e investimeve dhe identifikimin e politikave që duhen harmonizuar. Gjithashtu, palët ranë dakord të stimulojnë zhvillimin e sektorit privat në mënyrë që ekonomitë lokale të përfitojnë maksimumin nga Zona Rajonale Ekonomike.

Në lidhje me lëvizjen e individëve, palët ranë dakord të heqin pengesat për profesionistët, nëpërmjet marrëveshjeve rajonale të njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe largimin e pengesave për lëvizjen e studentëve, studiuesve dhe akademikëve.
Dimensioni digjital do të integrojë shpërndarjen roaming dhe broadband, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave, dhe do të përcaktojë nevojat për aftësitë digjitale në rajon.

Sa do të zgjasë marrëveshja e Zonës Rajonale Ekonomike?

Kjo varet nga ambicia e rajonit! Kohëzgjatja e marrëveshjes së Zonës Ekonomike Rajonale nuk duhet të vendoset nga BE por nga vetë palët. Komisioni Evropian mbështet palët në këtë proces.

Cilat janë përfitimet e Ballkanit Perëndimor dhe të BE?

Integrimi në ekonomi do ta bëjë rajonin më tërheqës dhe konkurrues. Angazhimi në një zonë ekonomike rajonale është një mesazh i fortë që tregon se Ballkani Perëndimor është një treg prej rreth 20 milionë konsumatorësh, me potenciale të pashfrytëzuara. Kjo do të tërheqë më shumë investimet e huaja (FDI) do të rrisë ekonominë dhe do të krijojë vende të reja pune. Ndërkohë që, një zonë e tillë do të krijojë mundësi të reja investimi për kompanitë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duke zhvilluar marrëdhëniet me vlera në rajon. Kjo do të sigurojë integrimin brenda rajonit dhe integrimin në BE dhe në të njëjtën kohë do të nxisë përafrimin e rajonit me Bashkimin Evropian. TIRANA TODAY

Tags: Ballkani Perëndimorbebosnje-hercegovinajugosllavia e reSerbiashqiperia

TË LIDHURA

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil
Aktualitet

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

20:17 | 26/06/2025
“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi
Aktualitet

“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

20:14 | 26/06/2025
Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash
Aktualitet

Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash

19:37 | 26/06/2025
Next Post
Turqit peticion, SHBA-së: Ekstradoni Fethullah Gylenin

Turqit peticion, SHBA-së: Ekstradoni Fethullah Gylenin

Patozi: Basha të ndërpresë farsën. T’i bashkohet lëvizjes sonë!

Patozi: Basha të ndërpresë farsën. T’i bashkohet lëvizjes sonë!

Pse njerëzit mbajnë veshje të zeza për vdekjen e të afërmve të tyre?

Pse njerëzit mbajnë veshje të zeza për vdekjen e të afërmve të tyre?

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm
Bota

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm

by mirseda
20:28 | 26/06/2025
0

“Këshilli Evropian bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin pa kushte të të...

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

20:19 | 26/06/2025
Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

20:17 | 26/06/2025
“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

20:14 | 26/06/2025
Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

19:50 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com