Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ja sesi disa sëmundje ndryshuan botën

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ja sesi disa sëmundje ndryshuan botën

Sëmundjet, kur shfaqen sidomos në formën e epidemive, lënë gjurmë të dukshme në histori. Një rënie e numrit të popullsisë, dhe një diversitet më i vogël gjenetik, janë dy prej shembujve të ndikimit që mund të presim të sjellë çdo epidemi. Megjithatë, sa herë që shfaqet në shkallë të gjerë, çdo sëmundje ka një efekt vërtet të pazakontë mbi botën.

Gripi i vitit 1918 dhe Traktati i Versajës

Epidemia e gripit të vitit 1918, e rrënoi botën dhe infektoi gati një të tretën e popullsisë globale. Përveç kësaj, ajo dëmtoi qelizat e trurit, duke ndikuar në aftësinë e trurit për të funksionuar siç duhet, dhe madje duke shkaktuar psikoza. Në prillin e vitit 1919, presidenti amerikan Woodrow Wilson u prek nga ky grip dhe kjo pati një rol të rëndësishëm në negociatat e Traktatit të Versajës, veçanërisht përballë kryeministrit francez të kohës, Georges Clemenceau, i cili dëshironte të shpërbënte Gjermaninë.

Kur Wilson u shërua nga gripi, shumë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë vunë re një ndryshim në sjelljen e tij. Presidenti përshkruhej si i mefshtë, i lodhur dhe i përqendruar mbi koncepte të çuditshme. Ai madje braktisi shumë nga idetë e tij rreth Traktatit, çka i dha shumë fuqi Clemenceau. Shumë studiues argumentojnë se ashpërsia e Traktatit të Versajës, rezultoi në një katastrofë për Gjermaninë, duke e gjymtuar rëndë ekonominë e saj, dhe luajtur një rol kyç në aftësinë e Hitlerit për t’u ngjitur në pushtet.

Tuberkulozi dhe zgjerimi i kufijve perëndimore të SHBA-së

Gjatë shpërthimit të epidemisë së tuberkulozit në fillim të viteve 1900, shumë njerëz e besuan teorinë e miazmës, ose bindjen se sëmundja shkaktohej nga ajri i keq dhe ndotja. Ideja u promovua nga Edward Trudeau, një mjek nga Nju Jorku, i cili u prek nga tuberkulozi, dhe pasi u shpërngul në Adirondaks, vërejti një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tij.

Ai filloi të përhapë lajmin se ajri i freskët dhe natyra, ishin kura e duhur për t’u shëruar nga kjo sëmundje e rëndë. Pas këtij apeli, mijëra amerikanë u zhvendosën në perëndim, në kërkim të një shëndeti më të mirë, dhe shumë fushata për zgjerimin e kufijve perëndimorë të SHBA-së synonin njerëzit “që kërkonin shëndet” .

Efekti i Tuberkulozit mbi modën

Në fund të viteve 1800, tuberkulozi, një sëmundje infektive e mushkërive, qe shndërruar në një epidemi të vërtetë në SHBA dhe Evropë. Meqenëse sëmundja kishte qenë e pranishme për një kohë të gjatë, dhe vriste shumë ngadalë, cilësitë e saj filluan të romantizohen në epokën e mbretëreshës britanike Viktoria. Modelet e karakterizuara nga të qenit i zbehtë dhe i dobët u bënë shumë të njohur, dhe vetë sëmundja u bë e modës.

Kur shkencëtarët mësuan më shumë rreth sëmundjes në fillim të viteve 1900, ata nxitën disa nga fushatat e para të mëdha të shëndetit publik në SHBA. Veshjet e grave u bënë më të shkurtra për të parandaluar prekjen nga tuberkulozi kur ishin duke shëtitur në rrugë. Mjekrat dhe mustaqet u zëvendësuan me rruajtjen e rregullt të fytyrës, për shkak të mundësisë së baktereve për të gjetur strehë në qimet e fytyrës.

Murtaja Bubonike dhe Kisha Katolike

Murtaja bubonike e rrënoi Evropën në shekullin XIV. Megjithatë, një nga efektet më të qëndrueshme të saj ndikimi mbi Kishën Katolike, e cila e humbi mbështetjen e konsiderueshme në mesin e njerëzve, në kohën kur po vdisnin një numër i madh prej tyre. Shumë qytetarë kërkuan nga Kisha përgjigje se përse Murtaja po merrte kaq shumë jetë njerëzish, dhe çfarë mund të bëhej për ta ndaluar atë.

Kur Kisha nuk qe në gjendje të jepte ndonjë shpjegim apo ndihmë, shumë njerëz vunë në pikëpyetje besimin e tyre tek Perëndia. Kjo i hapi rrugën një epoke, kur feja u bë më pak e lidhur me jetën e njerëzve. Ndërkohë ajo mundësoi progresin në mjekësinë moderne, që nuk do të kishte qenë i mundur nëse besimi i njerëzve do të ishte ruajtur apo edhe forcuar edhe nga Murtaja.

Tuberkulozi dhe sanatoriumet

Ndërsa epidemia e tuberkulozit vazhdonte në fund të viteve 1800, u zgjerua më tej teoria e ajrit të freskët dhe e natyrës së pastër, si kura më efektive për shërim. Kjo solli ndërtimin e sanatoriumeve, objekte që kuronin pacientët me TBC, në mënyrë specifike, duke iu garantuar pushim dhe ajër të freskët, për shkak se asnjë trajtim tjetër nuk ishte i njohur.

Pacientët do të dërgoheshin për të jetuar në sanatoriume për vite të tëra, çka krijoi një nënkulturë të tërë që rrethonte këto objekte. Pati shumë fëmijë, që e kaluan shumicën e fëmijërisë së tyre në këto lloj spitalesh. Pacientët qëndronin zakonisht në karrige mbështetëse jashtë në natyrë të mbështjellë me batanije, në mënyrë që të thithnin ajrin e pastër dhe të qëndronin të ngrohtë. Në pamje të parë ngjanin si pushime prej turisti, por në fakt ata qenë gjithnjë nën shënjestrën e vdekjes. Pasi u zbuluan antibiotikët, tuberkulozi mund të shërohej thuajse menjëherë, dhe nevoja për sanatoriume u zhduk.

Murtaja e Athinës

Murtaja e Athinës, është një sëmundje e paidentifikuar që goditi qytet-shtetin e famshëm në vitin 400 P.E.S, duke vrarë 25 për qind të popullsisë. Ndërsa askush nuk e ka konfirmuar se çfarë ishte kjo sëmundje, studiues të ndryshëm supozojnë se bëhej fjalë për ethet tifoide. Murtaja i mori jetën edhe Perikliut, udhëheqësit të madh athinas, çka dëmtoi aftësinë e athinasve për të luftuar në Luftën e Peloponezit.

Një faktor tjetër dëmtues, qe rënia e ndjeshme e popullsisë, e cila ndikoi në aftësinë e tyre për t’u mobilizuar ushtarakisht. Kjo kontribuoi më tej në humbjen e Luftës së Peloponezit në favor të Spartës, gjë që ndikoi në rrjedhën e historisë, duke përcaktuar se cili grupim do të dominonte në Greqinë e Lashtë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: botënepidemihistoriluftendryshuansemundje

TË LIDHURA

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme
Ekonomi

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme

11:43 | 04/09/2025
Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën
Bota

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025
Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore
Kuriozitete

Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

14:31 | 02/09/2025
Next Post
Politika e jashtme dekadente e Perëndimit

Politika e jashtme dekadente e Perëndimit

Dita e parë si kryeministër/BE-SHBA, Haradinajt: Mos harro reformat  

Dita e parë si kryeministër/BE-SHBA, Haradinajt: Mos harro reformat  

Ristani: Më morën kompetencat, Basha shkeli statutin

Arben Ristani: Të mos bashkëjetojmë me ata që shiten dhe bëjnë pazare

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com