Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ja përse shqiptarët nuk i kanë qejf librat!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Ja përse shqiptarët nuk i kanë qejf librat!

“Një dhomë pa libra, si një trup pa shpirt”, kështu shkruante dikur Ciceroni. Për të treguar marrëdhënien e ngushtë që krijon njeriu me fjalën e shkruar në letër. Por, duket se për shqiptarët librat nuk janë shumë të rëndësishëm. Madje vitin e kaluar, mbi 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT, ku thuhet se rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar më pak se 5 libra në 2017-ën.

Ines Ibrahimi, që në moshë të vogël ka qenë e dashuruar me librat, e rritur mes botimeve të ndryshme në librarinë e prindërve. Për të ardhur sot, ku së bashku me motrën e vetë Klean, ato drejtojnë faqen online “Librat që dua”, me anë të cilës dërgojnë libra kudo ku është lexuesi, nëpërmjet rrjeteve sociale. Ato kanë krijuar edhe “Shtëpizën e librave”, ku çdo lexues mund të këmbejë libra pa pagesë shtesë.

Ines thotë për Tirana Today se kur hapën faqen menduan se lexuesit do të ishin të pakët, por pavarësisht rrethanave, sot ka të rinj që e duan librin. Mirëpo, përsëri blerja e librave nuk është diçka primare për shumë prej tyre, të cilët preferojnë t’i shpenzojmë paratë në forma të tjera.

Përse shqiptarët nuk kanë një lidhje të fortë me librin?

Marrëdhënia e shqiptarëve me librat nuk ka qenë gjithmonë e tillë. Nga sa na kanë treguar prindërit tanë, të rinjtë lexonin më shumë asokohe dhe pse titujt ishin më të paktë në qarkullim.

Bibloteka në komunizëm

 

Nuk mund të themi në mënyrë kategorike nëse shqiptarët i duan apo jo librat. Interesi për librat lidhet me shumë faktorë. Së pari, familja është faktor i rëndësishëm në rritjen e fëmijëve-lexues. Së dyti, është sistemi arsimori ai i cili duhet t’i shtyjë gjithnjë e më shumë nxënësit drejt leximit duke u përshtatur me kohën në përdorimin e metodave të reja, të ndryshme nga ato të viteve më parë. Gjithashtu, shkollat duhet të jenë të pajisura me biblioteka të pasura dhe funksionale, sidomos në zonat rurale ku mundësitë financiare për të blerë një libër janë të vogla.

A futen librat në “listën e shpenzimeve” për të rinjtë shqiptarë?

Të rinjtë që janë të apasionuar pas librit, mundohen të kursejnë sa më shumë për të blerë qoftë dhe një libër në muaj. Fatkeqësisht, shumica e të rinjve zgjedhin të shpenzojnë kohën e lirë në forma të tjera si psh. ngrënia e një dreke jashtë, pirja e një kafeje, dalja në darkë etj, dhe nuk fusin librin fare tek lista e tyre e shpenzimeve.

A lexohen shkrimtarët shqiptarë, apo tërhiqen më shumë të huajt?

Për sa i përket shkrimtarëve shqiptarë, janë gjithmonë në disavantazh ndaj atyre të huaj sidomos shkrimtarët e rinj. Duke qenë se koha e leximit që ka një person mesatarisht është më e vogël, lexuesit zgjedhin një autor të njohur pa preferuar të rrezikojnë me një shkrimtar të ri. Gjithashtu, mungesa e promovimit të autorëve shqiptareve bën që lexuesit e tyre të jenë të paktët në numër.

Teksa në shumë vende të tjera perëndimore rënia e leximit të librit është shoqëruar me rritje të e-librit, pra lexojnë më së shumti në web. Në Shqipëri sa e pranishme është kjo formë leximi?

Në vendin tonë ende nuk funksionojnë librat në versionin online. Ndaj, krahasuar me leximin e librave të printuar, ky i fundit zë vend më të madh. Mund të gjendet literaturë në shqip në internet, por është shumë e kufizuar. Megjithatë, për aq kohë sa lexohet, nuk ka rëndësi forma. E-libri do të vijë me kohën edhe në vendin tonë, atëherë kur shtëpitë botuese të jenë gati për të mbarëvajtur një sistem të tillë, pa u shpërdoruar dhe pa u piratuar libri. Kjo do të kërkonte funksionin e plotë të ligjit për mbrojtjen e të drejtës së autorit. TIRANA TODAY

Tags: libratnuk lexojnëshkrimtareshqiptarettë rinjtë

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Si të arredoni ambientet tuaja me pllakat x-light

Si të arredoni ambientet tuaja me pllakat x-light

Ju ka marrë malli për Kuvendin? Erdhi koha ti dëgjoni të shajnë me “libër shtëpie”

Ju ka marrë malli për Kuvendin? Erdhi koha ti dëgjoni të shajnë me "libër shtëpie"

Të dhëna tronditëse/ Aksidentet rrugore u kanë marrë jetën 116 personave

Të dhëna tronditëse/ Aksidentet rrugore u kanë marrë jetën 116 personave

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com