Në pikën kufitare të kalimit në doganën e Kakavijes janë ndaluar 44 huliganë dhe ekstremistë grekë të cilët donin të hynin në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për varrosjen e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa.
Mes personave të proceduar penalisht është edhe një polic, me detyrë si efektiv policie në burgun e Janinës.
Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy shqiptarë, për organizim të paligjshëm të tubimeve.