pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahisamgbahis girişamgbahiscasinowon girişamgbahismercurecasino girişcasinowonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkingMercurecasinoholiganbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Hoxha: Në Bularat ishin ekstremistët grekë që trazuan Himarën; Po Meta e Berisha pse heshtën?

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar varrosjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, por edhe atë që ndodhi sot në këtë fshat, ku mbi 1500 grekë me një flamur grek përcollën me thirrje anti-shqiptare për në banesën e fundit Kaçifan.

I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Hoxha deklaroi se të njëjtët ekstremistë grekë që ishin prezentë sot në Bularat, janë ata që kanë trazuar Himarën në zgjedhjet lokale.

Gazetari theksoi se Babis Karathanos, i arrestuar sot në Gjirokastër ka qenë prezent në Himarë më 2011.

Pjesëmarrja, e importuar nga Greqia. Kjo është një shfaqje e orkestruar, dhe njerëzit janë sjellë nga territori grek. Personi që ka qëndruar në krye të tyre është shumë i njohur për shtetin shqiptar. Babis Karathanos, është i njohur në Shqipëri, ka qenë në vijimësi që është shfaqur sa herë ka patur situata të tensionuara apo situata të inskenuara. Më 8 maj 2011, ai ishte në Himarë për zgjedhjet lokale. Ish-deputeti ka qenë në Himarë, i shoqëruar nga anëtarë të Agimit të Artë. Në mënyrë demonstrative ka qenë në Himarë, ishte mbështetës i Bollanos, ishte i interesuar për himarjotët dhe mbarëvajtjen e rezultatit. Ka bërë të gjitha përpjekjet që të fitonte Bollano. Në 2011, Bollano ishte përfaqësues i të djathtës se kishte mbështetjen e tyre. Pavarësisht denoncimit, aktivitetin e tij në dëm të Shqipërisë e njohin të gjithë. Rishfaqja e tij, nëse do t’iu kthehemi filmimeve të ngjarjes së Himarës, do të shihni të njëjtat fytyra. Ja pra, janë të njëjtët njerëz. Ata të Himarës, i kemi në Bularat. Ka një strukturë të qartë me qëllime anti-shqiptare. S’di çfarë duhet të bëjë më që të veprojë shteti shqiptar. Ata s’duhet të hynin as në Kakavije. Ai me origjinë është shqiptar i hershëm, me kombësi greke. Nuk e di çfarë duhet të cënohet më tepër se kaq që të kemi një reagim nga autoritetet. Ka buçitur në Bularat, hysteria anti-shqiptare. Autoritetet tona duhet të veprojnë, të konstatohet një shkelje nga qindra shkelje që ka bërë dhe të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të bëjë askush, atë që kanë bërë sot ata në Shqipëri. policia serbe në Beograd veproi duke mos lejuar që të bëhej foto me simbolin e shqiponjës. Prandaj, uroj që autoritetet tona të veprojnë dhe të kenë dokumentuar një shkelje të Karathanos. Ai duhet të mbajë përgjegjësi si çdo shkelës ligji. Shumica e grekëve nuk ndodhen të përfaqësuar me atë që ka ndodhur.

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin dhe një pyetje direkte lidhur me heshtjen e politikës shqiptare, ku përmend presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët reagojnë për gjithçka, por sot për Bularatin kanë heshtur.

E gjitha është organizuar, jo për t’i bërë karshillëk politikës shqiptare, se ne i njohim. Të gjithë ata që nuk kanë vepruar sot, kuptohet se kush paguhet nga Greqia. Si ka mundësi që presidenti i Republikës, Ilir Meta që nuk lë mal e kodër pa shkuar, si nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë gjë por fshihet si struc? Kryeministri Edi Rama, sot nuk ka reaguar. Poshtë tij, ministri i Jashtëm, ministri i deleguar i brendshëm, nuk kanë thënë asnjë fjalë për të qetësuar popullin shqiptar. Deputetë të opozitës, kryetari i PD, nuk kanë reaguar. Janë përfaqësesë të kuvendit. Shefi i opozitës nuk thotë asnjë fjalë. S’ka reaguar për asgjë, të qetësonte simpatizantët e vetë. Do kishte kërkuar me urgjencë të mblidhej me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. U mblodh ky këshill për Balilin. Do mblidhej Parlamenti i Shqipërisë. Me pushkë e provuam, çfarë presim më? Erdhën sot dhe e demonstruan çfarë donin të bënin në Shqipërinë. E morën kufomën dhe e shfaqën si flamur i leckosur. Me thirrje anti-shqiptare, flamuj të Vorio-Epirit. Çfarë doni? T’ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë vetë vendin e tyre. Ka heshtur njeriu që denoncon nga njeriu në darkë, Berisha nuk ka asnjë deklaratë të vetme. Këta që nuk lenë asnjë politikan pa sharë, çfarë dreqin ka ndodhur sot? Kush ua ka zënë gojën sot? Ku është elita e Shqipërisë? Pse nuk reagojnë pas asaj histerie që ka ndodhur atje? Tani, në kthim, ndalojnë Babis Karathano. Uroj të kemi së pari respekt për ligjet e vendit tonë. Po të hyni në arkivë e keni të filmuar atë person.

 

Tags: BerishaBularatekstremistëtgrekeheshtënHimarënhoxhaishinMetatrazuan

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Shpërndante kokainë në stadiumin e Juves, policia ndalon 41-vjeçarin

Tsipras reagon pas funeralit të Kacifas: Hidhërimi dhe zemërimi, të justifikuara

Anglezët kritikojnë Mourinhon për provokimin e tifozëve: Pa klas







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com