Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ja kush vazhdon të kryesojë garën e demokratëve për President në SHBA

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Në një sondazh të ri të realizuar nga televizioni CNN, ish-nënpresidenti Joe Biden kryeson bindshëm me 15 pikë dallim ndaj rivalëve të tij në garën për President brenda Partisë Demokrate. Sondazhe të tjera japin rezultat më të ngushtë midis Biden dhe senatores nga shteti Masaçusets, Elizabeth Warren, ndërsa senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, figuron në vendin e tretë. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone, rritja e senatores Warren në sondazhe kanë bërë që rivalët ta vëzhgojnë atë me kujdes. Kandidatja demokrate për presidente, Elizabeth Warren, njihet për energjinë në fushatën e saj dhe për kërkesën për reforma politike.

“Ky është momenti ynë në historinë amerikane. Momenti i ëndrrës tonë të madhe, të punojmë shumë dhe të fitojmë”, tha senatorja Elizabeth Warren, kandidate demokrate për presidente. Sondazhet e nxjerrin atë në vendin e dytë, pas zotit Joe Biden, i cili e ka kthyer vemendjen tek senatorja Warren. Ish-nënpresidenti vë në pikëpyetje qëndrimin e saj për sistemin qeveritar të kujdesit shëndetësor.

“Besueshmëria ka rëndësi. Në pyetjet me të cilat do të përballet, senatorja Warren duhet të tregojë të vërtetën ose pastaj do të ngrihen pyetje nëse ajo është apo jo e sinqertë me popullin amerikan”, tha kandidati demokrat për president, Joe Biden. Sondazhet e nxjerrin senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders, në vendin e tretë. Ai iu rikthye fushatës pas një sulmi në zemër dhe mori mbështetjen e ligjvënëses së njohur demokrate nga Nju Jorku, Alexandria Ocasio-Cortez.

“Jam më se i gatshëm të marr zyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha Bernie Sanders. Rritja në anketa e senatores Warren, e bëri atë objektiv të rivalëve, thotë analisti Steve Peoples.

“Vërtet që ka shumë presion mbi zonjën Warren. Ajo qëndroi e fortë, nuk u lëkund. Por i duhet të qartësojë disa gjëra, që të jetë rehat në vendin e dytë”, thotë Steve Peoples, nga agjencia e lajmeve Associated Press. Më shumë se dhjetë demokratë vazhdojnë të jenë aktivë në garën primare. Por për momentin, dinamika e garës Biden-Warren ka vëmendjen më të madhe, thotë John Fortier.

“Mendoj se tabloja e madhe është mbështetja që Joe Biden ka nga komuniteti afrikano-amerikan dhe mbështetja e të moshuarve dhe të moderuarve të bardhë.

Elizabeth Warren po bëhet zgjedhje e progresistëve, sikur edhe Bernie Sanders”, thotë John Fortier nga Qendra për Politika Dypartiake. Republikanët po e ndjekin me kujdes garën e demokratëve, përfshirë edhe hartuesin e strategjive John Feehery, i cili e sheh senatoren Warren si favorite. Ajo është në harmoni me bazën progresive të partisë. Ajo mori mesazhet më të zjarrta, që nënvizon diversitetin tek demokratët. Ka energjinë më të madhe dhe duket se merr po aq energji nga tubimet”, thotë John Feehery, strateg republikan. Megjithatë, Biden vazhdon të kryesojë me mbështetjen e votuesve të moderuar të partisë dhe të atyre që kërkojnë një kandidat të fortë i cili të mund ta mposhtë vitin tjetër Presidentin Donald Trump.

Tags: demokratëgarepresidentSHBA

TË LIDHURA

Rajoni

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026
Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Bota

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Next Post

Si u inskenua gjyqi për Oficerin e Sigurimit që ndihmoi një vajzë me qëllime…

Tupja thumbon keq Ramën/ Sipas një modeli aziatik

Ingrit Gjoni nxjerr ‘të palarat’: Me Çiljetën kam bërë shumë lekë







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com