E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ja cilat janë përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore të një përqafimi

Nëse është e vërtetë që e kuptojmë rëndësinë e gjërave kur i humbasim ato, në vitin e fundit kemi mësuar të vlerësojmë shumë gjeste dhe zakone, të cilat deri vjet i konsideronim si të mirëqena:midis tyre janë përqafimet, të zëvendësuara kryesisht me video-telefonatat dhe tani nga takimet bërryl me bërryl.

Nuk është ende koha për të hequr plotësisht dorë nga masat parandaluese, por pak nga pak do të rikthehemi të përqafojmë njëri-tjetrin, dhe përfitimet që do të nxjerrim prej tyre do të jenë jo vetëm morale, por edhe fizike.

Përfitimet nga kontakti fizik

Prekja fizike funksionon në dy mënyra. E para është prekja fizike e shpejtë, e cila na lejon të kuptojmë shpejt kontaktin (siç ndodh kur digjemi diku apo kur mbështetet një mizë në krahun tonë); dhe prekja e ngadaltë, e mundësuar falë një grupi nervash të quajtur aferentët C-prekës, të cilët stimulohen nga përkëdheljet dhe përqafimet.

Është pikërisht lloji i dytë i prekjes, ai që na bën të ndihemi mirë,duke bërë që trupi ynë të çlirojë oksitocinën (një hormon që luan një rol themelor në marrëdhëniet shoqërore, si dhe i ngadalëson të rrahurat e zemrës, dhe ul nivelet e ankthit dhe stresit) dhe endorfinën, që është hormoni i kënaqësisë dhe mirëqenies.

Por, siç e përmendëm më lart, përfitimet nga një përqafim shkojnë përtej një ndjenje momentale mirëqenieje ose kënaqësie. Për shembull, disa studime kanë treguar se fjetja gjumë i përqafuar nga partneri, ndihmon në rregullimin e gjumit:oksitocina që çlirohet përmes kontaktit fizik ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit, një hormon që rritet kur stresohemi.

Një përqafim në ditë e mban larg mjekun

Ka edhe studime që tregojnë se përqafimet kanë një efekt shërues, dhe na ndihmojmë shumë për të luftuar infeksionet, duke rregulluar çlirimin e hormoneve që ndikojnë në sistemin tonë imunitar. Për shembull, sipas një studimi të vitit 2019, të flesh gjumë i mbështjellë nga krahët e partnerit, të mbron nga e ftohura e zakonshme.

Në përgjithësi, përqafimet na bëjnë të ndjehemi më të relaksuar. Dhe meqë është vërtetuar shkencërisht se ankthi dhe stresi kanë efekte negative mbi trupin tonë, atëherë është e qartë se përqafimi mund të jetë vetëm i mirë për ne. Ndaj që të gjithë mezi po presin që të rikthehemi në normalitet, për t’i dhënë sa më shumë përqafime njerëzve të dashur.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/tutti-i-benefici-di-un-abbraccio

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...