E enjte, 19 Maj, 2022
17.5 C
Tirana

I vdes motra në Greqi, konsullata zvarrit 10 ditë sjelljen e trupit në Shqipëri

I vdes e motra në Selanik, nuk sjellë dot trupin në Shqipëri, pasi konsullata neglizhon me procedurat. Pas ndërhyrjes së Fiksit, problemi zgjidhet brenda 2 orësh edhe pse kishte 10 ditë që zvarritej.

Brenda dy orëve, Fiks Fare zgjidh problemin e z. Andrea Himaj, motra e të cilit kishite ndërruar jetë në Selanik, më datë 18 Maj. Ai nuk kishte mundësi të tërhiqte trupin nga morgu i spitalit, pasi ambasada jonë në Selanik e neglizhonte si procedure. Zoti Himaj për shkak të bllokimit të kufijve kishte nevojë për një leje kalimi në kufi.

Ambasada Greke për të dhënë këtë leje i kërkonte certifikatën e vdekjes, ndërsa spitali nuk e lëshonte atë certifikatë pa qenë vet i pranishëm familjari. Këtyre përplasjeve ju shtua edhe neglizhenca e Konsullatës sonë në Selanik e cila sipas spitalit ishte e vetmja që mund të ndërhynte për dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Kjo e fundit pavarësisht së i kishte marrë të gjitha dokumentet e noterizuar dhe të legalizuara që më datë 25 Maj, problemin e zotërisë e zgjidhi vetëm dje, ditën kur Fiks Fare u interesua. Justifikimi ishte se zotëria vetëm dje kishte qenë i qartë në kërkesën e tij, pasi nuk e kishin kuptuar që donte certifikatën e vdekjes.

Andrea Himaj tha për Fiks Fare se motra e tij, që jetonte e vetme në Selanik kishte humbur jetën në një aksident më datë 18 maj. Njoftimin e kishte marr nga inspektori i zonës në Dimal, i cili i kishte thënë që motra e tij ishte përfshirë në një aksident dhe ka ndërruar jetë. Sipas tij njoftimi kishte ardhur nga zv/drejtori i Policisë së Beratit. Pasi mori njoftimin nisi dhe kalvari i dhimbshëm i tij për tërheqjen e trupit të së motrës nga spitali grek dhe sjellja e tij në atdhe.

Ambasada Greke për shkak të pandemisë i kërkonte certifikatën e vdekjes që t’i jepte leje kalimi në kufi, ndërsa spitali i thoshte që duhet ta tërhiqte personalisht. Në këto kushte ai njofton Konsullatën në Selanik dhe vetëm më datë 25 arrin të plotësojë të gjitha dokumnetet e kërkuara nga konsullata për verifikim. Por pavarësisht kësaj akoma nuk kishte marrë një përgjigje ndaj u ankua në Fiks Fare.

Fiks Fare sapo u njoh me problemin i kërkoi zotërisë të fliste edhe njëherë me Ambasadën Greke, Konsullatën Shqiptare dhe spitalin në prani të kameras së Fiksit. Ambasada Greke në Tiranë i përsëriti edhe njëherë kërkesën për të sjellë certifikatën e vdekjes pa të cilën nuk mund të merrte lejen e kalimit. Ndërsa Konsullata Shqiptare në Selanik e cila e kishte lënë disa herë në pritje, pasi dëgjoi edhe njëherë problemin e zotërisë i kërkoi të marrë në telefon edhe njëherë të nesërmen, duke i thënë që duhet sërish kohë për të kontaktuar me spitalin. Zotëria i revoltuar i tha se kjo përgjigje ishte e njëjtë me atë të kaluarën edhe pse kishin kaluar plot 10 ditë.

Gjithashtu ai telefonoi edhe zv drejtorin e Policisë Berat i cili i tha se njoftimin i kishte mbërritur zyrtarisht nga Policia Fier dhe Tirana. Nuk e kishte lexuar. Ai nuk mund t’ja zgjaste më shumë telefonatën, pasi vet ndodhej në Greqi për arsye shëndetësore, por i rekomandoi që lë lidhej me një tjetër punonjës që t’i sillte njoftimin zyrtar me shkrim.

Pas këtyre përpjekjeve nga ana e zotërisë, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan zyrtarisht me Konsullatën Shqiptare në Selanik dhe spitalin “Papa Gjergjiu” në Selanik, ku ndodhet edhe trupi i të ndjerës. Spitali informoi Fiksin se nuk lejohet të japin të dhëna për pacientët dhe këto të dhëna merren vetëm nëpërmjet të Konsullatës Shqiptare.

Në këto kushte Fiksi kontaktoi me Konsullatën Shqiptare në Selanik.Pas interesimit të Fiks fare kjo konsullatë kontaktoi me spitalin dhe i zgjidhi problemin qytetarit, duke i mundësuar tërheqjen e certifikatës së vdekjes së së motrës.Vonesat sipas konsullatës kishin ardhur për shkak të pandemisë,pra procedurat ishin ngadalësuar prej pandemisë./Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...