Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja çfarë lidhje ka grupi juaj i gjakut, me rrezikun e prekjes nga Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ja çfarë lidhje ka grupi juaj i gjakut, me rrezikun e prekjes nga Covid-19

Kur nisi pandemia, mjekët dinin shumë pak se si të kujdeseshin për pacientët, përfshirë ata që mund të kishin rrezikun më të madh të sëmureshin me rëndë nga koronavirusi.

Ndaj studiuesit në të gjithë botën, morën në dorëzim të gjitha të dhënat që po mblidhnin nëpër spitale mjekët mbi pacientët e tyre me Covid-19, për të kuptuar se cilat tipare dhe cilësi mund të parashikojnë se në çfarë forme do sëmuren individët.

Dhe një nga elementët më të hershëm te pacientit që nisi të vlerësohet, ishte grupi i gjakut. Ndonëse mund të ketë një lidhje të lehtë midis disa llojeve të gjakut dhe gjasave për t’u sëmurur rëndë apo edhe për të vdekur nga COVID-19, ajo marrëdhënie nuk është aq e fortë sa të garantojë epërsinë e disa pacientëve mbi të tjerët, bazuar në atë që thotë grupi i tyre i gjakut.

Në pjesën më të madhe, studimet që vlerësojnë ashpërsinë e simptomave të Covid-19 dhe grupin e gjakut, fokusohen tek grupet e gjakut A, B, AB ose O. Këto etiketa u referohen llojeve të antigjeneve – proteina që e nxisin një përgjigje imune – të cilat ndodhen në sipërfaqen e të gjitha qelizave në trupin e dikujt.

Ndërsa llojet e gjakut janë të lehta për t’u identifikuar dhe analizuar, ato njiheshin që më parë se ndikonin tek mënyra se si njerëzit reagojnë ndaj sëmundjeve të tjera. Për shembull një lloj grupi i gjakut O, ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të prekjes nga virusi i SARS.

Ndërsa ata që kanë grupin e gjakut A, mund të jetë më të rrezikuar të preken nga Hepatiti C.  Për të parë nëse ekzistojnë lidhje të ngjashme për SARS-CoV-2, ekipet kërkimore në Kinë, Suedi, SHBA dhe vende të tjera, vëzhguan se si po përballeshin pacientët me grupe të ndryshme të gjakut.

Majkëll Hultstrom, një mjek i kujdesit intensiv në Universitetin e Upsalas në Suedi dhe ekipi i tij, zbuloi se pacientët me grupin e gjakut AB dhe A, ishin më të rrezikuar të vdisnin nga Covid-19. Në Nju Jork, një grup tjetër studiuesish ekzaminuan pacientë të tjerë me Covid-19 të shtruar në spital.

Por ata zbuluan disa gjëra paksa më ndryshe. Ndërsa ata me grupin e gjakut AB kishin një rrezik disi më të lartë për të vdekur nga koronavirusi, njerëzit me grupin e gjakut A, kishin një rrezik pak më të ulët për të t’u intubuar.

Përveç mospërputhjeve, ndryshimet e gjetura midis grupeve të gjakut kanë qenë deri tani relativisht të vogla. Për shembull, në analizën e Nju Jorkut, gjaku i tipit A kishte rreth 17.3 për qind rreziku për intubim, ndërsa gjaku i tipit O kishte rreth 20.3 për qind të rrezikut, tek pacientët që tashmë ishin shtruar në spital me Covid-19.

Diferenca e rrezikut midis secilit grup gjaku për intubim, ishte vetëm 2.9 për qind. Sa i përket rrezikut të vdekjes, gjaku i grupit AB kishte një rrezik prej 1.4 për qind më të lartë se ai O. Ka të ngjarë që disa nga ndryshimet që kanë zbuluar studimet midis grupeve të gjakut, të vijnë edhe për shkak të statusit socio-ekonomik të pacientëve.

Në varësi të prejardhjes së dikujt, ata mund të kenë më shumë të ngjarë të kenë një grup gjaku dhe jo një tjetër. Ekziston gjithashtu mundësia që modelet që duket se lidhin rrezikun e Covid-19 me lloje të caktuara të grupit të gjakut, lidhen me procese biologjike më komplekse.

“Ka të ngjarë që virusi vepron në mënyra, që ne nuk i kuptojmë ende plotësisht, dhe që janë përtej edhe vetëm grupit të gjakut”, thotë Majkëll Zitz, bashkautor i studimit në Nju Jork.

Për shembull, grupi i gjakut përcaktohet nga një gjen i vetëm. Por e njëjta e ADN-së mund të formojë karakteristika të tjera biologjike. Kjo do të thotë që lloji i gjakut në vetvete, mund të mos ndikojë në ndryshimet mbi pasojat e Covid-19 tek një njeri apo tjetri.

Përkundrazi, agjenti përgjegjës mund të jetë një tjetër ndryshim trupor që shkon dorë për dore me një grup gjaku A, B, AB ose O. Çfarëdo gjëje që të shpjegojë se si grupi i gjakut mund të lidhet me Covid-19, studiuesit nuk e kanë identifikuar ende atë. Ndoshta proteinat sipërfaqësore të llojeve të caktuara të grupeve të gjakut, lidhen me mirë me SARS-CoV-2, një teori kjo që është propozuar nga Hultstrom dhe të tjerët. Ose meqë disa nga të prekurit me Covid-19 zhvillojnë mpiksje të gjakut, ndoshta kjo ndikon gjithashtu edhe në formën e infeksionit.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/health/what-blood-type-has-to-do-with-covid-19-risk

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: grup gjakukoronavirusStudime

TË LIDHURA

Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh
Aktualitet

Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh

18:16 | 09/12/2025
Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën
Bota

Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

18:05 | 09/12/2025
Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në banesën e tij në Durrës. Detajet e para të ngjarjes

16:42 | 09/12/2025
Next Post
Vendi drejt mbylljes? Rakacolli paralajmëron: Kjo javë është vendimtare (VIDEO)

Vendi drejt mbylljes? Rakacolli paralajmëron: Kjo javë është vendimtare (VIDEO)

Basha: Asnjë kryeministër s’do rrijë më shumë se 8 vjet në pushtet

Basha: Asnjë kryeministër s’do rrijë më shumë se 8 vjet në pushtet

Kapet 49-vjeçarja e rrezikshme, u mori 200 milionë lekë shtetasve të ndryshëm

Kapet 49-vjeçarja e rrezikshme, u mori 200 milionë lekë shtetasve të ndryshëm







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh
Aktualitet

Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh

by mirseda
18:16 | 09/12/2025
0

Sot më 9 dhjetor 2025, një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e...

Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

18:05 | 09/12/2025
Spiropali kërkon rritje të aktivitetit diplomatik me ambasadorët në BE

Spiropali kërkon rritje të aktivitetit diplomatik me ambasadorët në BE

17:58 | 09/12/2025
Vlorë: Elis Halili jep dorëheqjen, detyrën e merr Brunilda Mersini pas fitores së 9 nëntorit

Vlorë: Elis Halili jep dorëheqjen, detyrën e merr Brunilda Mersini pas fitores së 9 nëntorit

17:34 | 09/12/2025
Ndryshime në polici, largohet nga drejtimi shefi i komisariatit të Kolonjës. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në polici, largohet nga drejtimi shefi i komisariatit të Kolonjës. Ja kush e zëvendëson

17:27 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com